“Nuk do jetë e largët dita, kur këta të dy… ”, Berisha sulmon Bardhin dhe Alibeajn por edhe ish- kryetarin Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha e bëri të qartë se nuk do të marrë pjesë në dy komisionet parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

I pyetur nga gazetari Mariglen Kume, Berisha tha se këto procese janë farse të qeverisë dhe nga të keqshfrytëzuarit e tij, duke iu referuar këtu Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt.


Sipas Berishës, nuk do të jetë e largët dita, kur do të kuptohet arsyeja pse Bardhi dhe Alibeaj po punojnë për Ramën.

Pyetje: Dje zoti Bardhi ju ka akuzuar se keni urdhëruar deputetet që të mos firmosin për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Është e vërtetë kjo?

Berisha: Të besosh trillimet e Gazmend Bashës është njëlloj si të besosh Lulzim Bashën. Njëlloj. Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne, por mund të them se Alibasha dhe Gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës. Të jeni të sigurt, nuk do jetë e largët dita kur do të kuptohen arsyeja si për atë që iku edhe për këta të dy. Por me të qetë dhe avash avash.

Pyetje: Dje u miratuan edhe dy komisionet për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Do të merrni pjesë?

Berisha: Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij. Ne nuk marrim pjesë