Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj është takuar me Ilir Metën në ambientet e Pallatit të Brigadave. Mësohet se pasuesi i Metës është ftuar në takim nga kreu aktual i shtetit.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkroi Meta.
Siç dihet, presidenti i zgjedhur nga mazhornaca socialiste, ka zhvilluar takime edhe me ish- presidentët e tjerë të Shqipërisë nga 1990- a e këtej.
Deri tani, Begaj nuk është takuar me ish- presidentin Sali Berisha e nuk është e qartë nëse do të ndodhë. Berisha ka kontestuar procedurën e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit si antikueshtetuese.