
31 vite më parë qytetarët e Tiranës por edhe nga shumë qytete të Shqipërisë, rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha në qendër të kryeqytetit. Pas themelimit të PD- së me 11 dhjetor 1990, kjo ishte ngjarja më e rënëdisshme që i parapriu 22 marsit 1992, kur pas 45 viteve hegjemoni diktatoriale nga Partia e Punës (Komuniste).
Lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme, Bardh Spahia, kandidat i “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, shkruan:
“Një popull që harron të kaluarën e vet është i destinuar ta përsërisë atë!
Shembja e simbolit të komunizmit 31 vite më parë, ishte një vullnet i qartë për ndarjen nga e kaluara, por misioni për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të pluralizmit e të meritës kundër çdo modeli diktatoruci është një mision që vazhdon.
#mirënjohje #20shkurt1991″, përfundon publikimin e tij në Facebook Spahia.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!