Me banorë dhe përfaqësues të biznesit në lagjen Xhabije i zhvilloi takimet e radhës kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia. Ai mori mbështetjen e tyre për 6 Marsin, ndërsa bashkëndau situatën e vështirë që po kalon Shkodra dhe nevojën e ndryshimit.
Një nga shqetësimet me të mëdha që banorët i shprehen Spahisë janë largimet masive të të rinjve, prandaj lind nevoja që të gjithë të punojmë për të ndërtuar një Shkoder më të zhvilluar, ku e ardhmja të shihet në vendlindje.
6 marsi është një betejë jo vetëm për Shkodren dhe fatin e 6 bashkive, por për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare, prandaj shkodranët do të dijnë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar nr 2 dhe kandidatin Bardh Spahia, ishte mesazhi që u nda në këto takime.
Kandidati Spahia ka garantuar se modeli i tij në krye të bashkisë do të jetë i punës dhe bashkëpunimit me qytetarët për një zhvillim të qëndrueshëm të metropolit verior.