I pakenaqur nga barazimi i djeshëm, megjithate i kenaqur nga reagimi i skuadres ne pjesen e dyte ndaj Laçit, trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ne prononcimin e tij pas ndeshjes, ka folur edhe per merkaton qe sipas tij ende nuk eshte mbyllur.
“Na kane mbetur edhe 2 – 3 dite ne merkato, besojme se do marrim edhe 2 lojtare te tjere. Po flasim me disa lojtare dhe njeri prej tyre eshte i mire per Vllaznine.
Behet fjale per nje mesfushor dhe nje sulmues. Kemi probleme me demtimet dhe kartonat. Besoj se kjo skuader ka bere nje ndeshje te mire por na duhet edhe fati”.- ka deklaruar numri 1 i pankines shkodrane.
Trajneri Jonuz ka folur edhe per tre perforcimet e bera deri me tani, mbrojtesin Adili dhe sulmuesit Hristov e Sidorenco per te cilet eshte shprehur:
“Jam i kenaqur me paraqitjen e 3 lojtareve te afruar ne merkaton e janarit. Çdo ndeshje e me shume ato do luajne me mire. Duhet te pershtaten edhe me shoket e ekipit. Por eshte shume e veshtire per nje lojtare qe te vije te pershtatet per 10 dite.”.