Moderatoria Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes. Panorama shkruan se Nebiaj ka konfirmuar marrjen e mandatit të deputetes duke lënë kështu televizionin për t’iu futur politikës.
Nebiaj me këtë veprim ka pranuar që të lërë emisionin e dashurisë “Përputhen” që ajo prezanton në Top Channel, në mënyrë që të marrë një ulse në Kuvendin e Shqipërisë.
Nebiaj e mori mandatin pas dorëheqjes së deputetes Grida Duma ditën e djeshme. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë.
E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. Nebiaj njihet si mbështetëse e Lulzim Bashës brenda PD- së.