Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA WILLY KAMSI – Kanuni shprehje e nji botëkuptimi demokrat e republikan, themelet e nji botëkuptimi modern të shtetit

ShkodraWeb 2 April, 2024
willy kamsi kanuni 2024

Historinë na e kishin shkrue e po e shkruejshin simbas udhëzimeve e interesave politike të të huejve dhe me qëllime e përfundime të hueja për kombin tonë. U nxi ajo që ishte e bardhë dhe u zbardh ajo që ishte e mbetej e zezë.

Të kthehemi te Shkodra. Kur flasim për të nuk duhet të kemi nji mendim të ngushtë e të kufizuem., Shkodrën ta kuptojmë gjithmonë si zemër e pjesë përbase e njisisë së kombit, bashkë me Vlonën e Pavarësisë, Korçën e Rilindjes, Elbasanin e Noemales dhe sa e sa qytete të tjera. Megjithat[, nuk mund të mendohet Shkodra pa Shqipninë, as Shqipnia pa Shkodrën. Kjo asht nji aksiomë. Në mos kryeqytet administrativ, Shkodra ka qenë kryeqyteti shpirtnor, kulturor dhe i atdhetarizmit të vertetë, si dje ashtu edhe sot në kohën e kthesës së madhe, në kohën e ndërtimit të vuejtun të demokracisë.

Kur bajmë fjalë për demokraci nuk mund të mohohen bazat e ndjenjës demokratike të popullit tonë, madje të maleve. Vetë Kanuni asht shprehje e nji botëkuptimi demokrat e republikan, që janë në themelet e nji botëkuptimi modern të shtetit. Vetë kuvendet e maleve, vetë liria e fjalës në to, që nuk merrte parasysh shkallën shoqnore të pjesëmarrësve, janë shprehje e qartë e vlerës dhe e qenies aë nji mënyre vetësundimi, në nji kohë kur shteti jo vetëm që mungonte por edhe ishte krejt i huej për ta, madje edhe anmiqsor tue dashtë me vendosë me detyrim forma mesjetare e të njianashme qeverimi, që kishin për qëllim asimilimin përfundimtar me dhunë të popullit të këtyne trevave.

Tue pasë parasysh këto parabumje, arsyetohet e spjegohet shpërthimi demokratik i Shkodrës në kohën ma demokratike të historisë së Shqipnisë. E kjo periudhë u shtri prej vjetit 1920, mbas Kongresit të Lushnjes, deri në 1924, tue mbërrijtë kulmin e vet me Revolucionin Demokratik të Qershorit.

Thotë për te Ernest Koliqi, kronist e bashkëpunëtor i “Orës së Maleve”: “Nji lëvizje demokratike e vertetë, qi mbështetej në barazi të drejtavet shoqnore e në vllaznim kombtar, xuni fill atëherë në Shkodër nën drejtimin e Luigj Gurakuqit…dhe përpiqej me shkundë nga shoqnija shqiptare qyrkun aziatik për t’u dhanë rendimeve shtetnore të kombit drejtime e strukturë prendimore”.

Vlerësimi i së kaluemes asht nji shenj se na duem me ecë përpara. Pa nji qëndrim të tillë as mund të mendohet se jemi në gjendje të dalim nga e kaluemja dhe të futemi në rrugën e së resë. Nuk duhet harrue kurrgja nga e kaluemja, po deshëm që të përparojmë pa i përsëritë gabimet që na nxinë jetën, që na humbën si komb dhe krijuen brezni, të cilat nuk e kanë për gja të mohojnë edhe atdheun, brezni që i formoi shkolla marksiste- leniniste, në emën të nji ideali të rrejshëm, në sherbim dhe në varësi të plotë të anmiqve tonë, ideologji që mujti me ba at[ lajme të trunit, sidomos te rinia jonë.

Përtëritja e së kaluemes nuk don me thanë me u shkëputë prej njimendësisë por me qenë me të renë e me të ardhmen. Si i kemi thanë edhe ma sipri, pa njoftë vetveten nuk mund të çmojmë atë që po bajmë, atë që kemi ndërmend të bajmë, për me u kthye edhe nji herë në botën tonë europiane. /Nga Willy KAMSI, shkëputur nga botimi  “Seminari i Dytë Nderkombëtar, Shkodra në Shekuj”, Vëll. I, 1998, f 8/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shoferja 36 vjeçare përplas me makinë të moshuarin me biçikletë në Rus, 82- vjeçari përfundon në spitalin e Shkodrës
Artikull pasardhës: DOSSIER – Nisja e protestës te vrasja e 4 personave, si ndodhi masakra e 2 prillit, përhapja e lajmit se Ramiz Alia ishte arrestuar

TË FUNDIT

protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.