Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA STEFAN ÇAPALIKU – Mbi dekoratat dhe të dekoruemit…

ShkodraWeb 23 January, 2022
capaliku fishta zogu

Në klimën e diskutimeve që ka zaptuar rrjetet sociale, në lidhje me dekoratat e shpërndara në mënyrë sistematike nga presidentët e këtij vendi, si dhe për të ulur paksa gjakrat e njerëzve të pakënaqur, po shkruaj këtu për gjithë ata që nuk e dinë dhe kanë durimin t’i lexojnë këto shënime deri në fund, historinë e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën, fill mbas kremitimit të festës jubilare të 25 vjetorit të Pavarësisë, më 1937, në të cilën Mbreti nuk kish lënë kënd pa dekoruar, përveç Pater Gjergjit.

E siç merret me mend, nëse ishte kush i gjallë aso kohe që mund të meritonte medaljen më të lartë, qe vetë Patër Gjergji. Kësisoj një ditë prej ditësh Mbreti e thërret Fishtën në një audiencë private në pallatin e vet. Patria gjithsesi shkon, edhepse jo me ndonjëfarë lezeti e entuziazmi. Aty në pallat mbasi gjenden ballë për ballë shoqi shojt, Mbreti flet:

-Mos kujto se të kam harrue…
-Hëm…
-Unë e di mirë se Ju duhej të ishit i pari ndër njerëzit që meritojshin të dekorohen.
-Naltmadhni… puna asht se…
-Të lutem. Më ndigjo! Kam dashtë thjesht me të ruejtë. E si mund të të rreshtoja unë ty, Poetin Kombtar, në një listë me të tjerët?! Më thuej! Si mundesha?!
-Naltmadhi! Nëse më keni thirrë për këtë…

Atëherë Mbreti futë dorën në xhepin e jelekut të tij dhe nxjerr prej andej një orë me qëstek, e gjitha florini, në kapakun e së cilës ishin gdhendë këto fjalë: “25 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë”.

-Pater! Nga kjo orë janë prodhue vetëm dy ekzempalrë. Kësisoj askush tjetër nuk mund të ketë një të tretë, veç meje e teje.

Pater Gjergji atëhere e merr e duke e kundrue në duert e veta i kthehet.

– Siç e dini Naltmadhi unë jam françeskan, rregulltar, e ne nuk na lejohen as pronat e tundshme. Do më duhet me ia dorëzue këtë orë provincialit tonë. E di ai mandej se kujt ia jep. /Shkrue lirisht prej Stefan ÇAPALIKUT, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar, lajmin në rrjetet sociale të të atit e japin fëmijët e tij…
Next: “Kam punuar 15 vite në ndërmarrjen e kaldajës”, “rrëfimi” i veçantë i këngëtarit Bujar Qamili për fillimet e tij…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.