Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

NGA SILVANA KOLA LOKA – Një opinion modest për kotësinë dhe mbrapështinë e Big Brother dhe emisioneve të tjera si ai

ShkodraWeb 3 weeks ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

114

Dikur, me dëshirën për të studiuar gazetari, lexova në një tekst prestigjoz të formimit të gazetarëve, atë çfarë u kthye në filtrin përmes të cilit do të shikoja lajmet dhe median përgjatë gjithë viteve që vijuan:

“Nuk është lajm kur një qen kafshon një njeri. Lajm është kur një njeri kafshon një qen!!!”.

Një njeri që kafshon një qen nuk është diçka që ndodh rëndom, nuk është një sjellje me të cilën shumica e njerëzve mund të identifikohen, madje nuk është as një informacion për një sjellje që mund të shërbejë për të jetuar më mirë.

Por, njeriu që kafshon një qen shet lajmin, duke i gllabëruar teleshikuesit kohë nga jeta e tij; kohë e cila nuk i kthehet më mbrapsht dhe, për më tepër, kohë që e ka ngarkuar me ca tensione krejt artificiale që lidhen me jetën e tjetrit duke e alienuar plotësisht nga jeta e tij…

Sigurisht që autorët e tekstit bënin thirrje që gazetarët e rinj të mos binin në kurthin e kësaj recete apriotistike të suksesit të lajmit dhe përfitimit financiar të bosëve të medias, por sa paré bën kur konstaton që mediat janë të gjitha në kërkim të kafshimit të njeriut në të pasmet e qenit…

Kur shikoj emisione si BB nuk mund të mos shikoj njeriun që kafshon një qen.

Ato që ndodhin në BB dhe emisione si ai, nuk janë gjëra që ndodhin rëndom, nuk janë gjëra me të cilat mund të identifikohen pjesa më e madhe e popullsisë dhe, ca më shumë, shikimi i tyre i gllabëron teleshikuesit kohë nga jeta e tij; kohë e cila nuk i kthehet më mbrapsht dhe, për më tepër, kohë që e ngarkon me ca tensione krejt artificiale që lidhen me jetën e tjetrit duke e alienuar plotësisht nga jeta e tij…

Të mos biem në kurthin se rinia shqipëtare është katandisur si mos më keq!

Të mos biem në kurthin se shoqëria shqiptare është molepsur e gjitha dhe ajo çfarë shikojmë në TV është pasqyrë e asaj që jemi!

Në të përditshmen tonë ne jemi njeriu që e kafshon qeni. Dhe qeni ka fytyrën e nënpunësit të korruptuar, ligjvënësit të panginjur nga padrejtësia, mësuesit të çoroditur që përplaset mbi supet e brishta të fëmijëve tanë, faturës se dritave dhe ujit që nuk paguhet dot nga varfëria, çmimit të shëllirtë të karburantit, spitaleve pa shtretër dhe paracetamol, etj, etj, etj…

Dhe për aq kohë sa ne nuk do të revoltohemi mjaftueshëm për t’u kthyer e për të kafshuar lukuninë e qenërve që na i kanë nguluar dhëmbët deri në palcë, do vazhdojmë ta shikojmë Big Brother-in si shqetësimin tonë më të madh…

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim”, inceneratorët, Berisha hedh dyshime për vdekjen e 59 vjeçarit
LAJM PAS: “Objektiv kualifikimi në Euro 2024”, Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares dhe përcakton synimin e tij…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

3 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

4 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

3 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

4 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.