![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/04/selman-sheme-1024x536.jpg?x28643)
Në historinë e pikturës shqiptare të traditës, spikat emri I Kol Idromenos, e këtij artisti të shumëanshëm e të talentuar që ka lënë gjurmë të pashlyera në artin shqiptar. Veprat e tij , tabllotë, portretet, peisazhet, si “Motra Tone”, “Dasma shkodrane”, Shkrepi I Ulqinit”, “Portret fshatareje”, “Plaku i Postribës”, etj , të cilësuara me të drejtë “si xhevahire të artit shqiptar”, zënë një vend të merituar në Galerinë e Arteve në Tiranë.
Piktori, arkitekti, fotografi, skulptori, skenografi, muzikanti, urbanisti, Kol Idromeno lindi në Shkodër, në familjen e inxhinjerit Arsen Idromeno, me origjinë nga qyteti I Pargës së Krahinës Etno-Kulturore të Camërisë. Vepra dhe aktiviteti i një artisti të dale nga gjiri i popullit është pjesë e pandarë e jetës shpirtërore të vendit të origjinës së tij.
1. Origjina e familjes Idromeno.
Idromenot janë një familje intelektuale shqiptare me një aktivitet të spikatur kulturor në qytetin e Pargës e më gjere. Parga është një qytet skelë në brigjet e detit Jon , që konsiderohet si perla e Rivierës së Camërisë. Ky qytet u themelua nga shqiptarë të krishterë në mesin e shek XIV. Vendi ku u ndërtua Parga në mesjetë quhet edhe sot nga popullsia vendase Paleo-Parga.
Në vitin 1401 Parga kaloi nën sundimin e Venedikut, që në atë kohë kishte flotën me të fortë në detin Adriatik dhe Jon. Venedikasit respektuan mënyrën e jetesës së Pargalinjve dhe i njohën qytetit një vetëqeverisje, duke e përjashtuar nga taksat. Gjatë periudhës venedikase, Parga njohu një zhvillim ekonimik të konsiderueshëm , duke u bërë një urë lidhëse midis trojeve europiane të Perandorisë Osmane dhe Venedikut. Zhvillimi dhe profilizimi ekonomik e bënë Pargën një qendër të rendesishme tregtare me doganë në bregdet. Gjatë kësaj periudhe morri zhvillim edhe arsimi dhe kultura. Në shkollat e Pargës kanë dhënë mësim shumë intelektualë të njohur sic ishin edhe Andrea Idromeno dhe Mihail Idromeno, gjyshërit e piktorit të njohur rilindas Kol Idromeno .
2. Figura të shquara te familjes Idromeno në shek XIX-të.
Qyteti i zhvilluar i Pargës në fillim të shek XIX-të u përfshi në Pashallëkun e Janinës. Me marrjen e Pargës, pas bisedimeve diplomatike që u zhvilluan nga ana e Ali Pashës me Francën, Rusinë e sidomos me Anglinë, Pashallëku i Shqipërisë së Jugut u forcua shumë në bregdetin Jon. Në politikën e brendshme Pashai i Janinës u soll ashpër në mënyrë të vecantë me Suljotët dhe me Pargiotët shqiptarë. Kur në pranverën e vitit 1819 ai shtiu në dorë Pargën , shpërnguli me forcë shumë familje të cilave u dha edhe shpërblimin simbolik për pasuritë e patundshme që po linin atje. Familjet shqiptare patën trysni edhe te grekve ndaj emigruan kryesisht drejt veriut.
Fillimisht familja Idromeno u shpërngul në korfuz , ku gjetën strehim edhe familje të tjera shqiptare nga Suli. Më vonë Idromenot do të shpërnguleshin në Shkodër.
Nga familja e Idromenove, në shek XIX-të janë shquar intelektualët Andrea Idromeno dhe Mihail Idromeno. I pari Doctor ne teologji dhe profesor ne Korfuz dhe i dyti Doktot ne drejtesi. Këta ishin gjyshi dhe xhaxhai I Kol Idromenos ( AQSH, Fondi 71 ,Dosja nr 13, Dok nr 1).
E gjithë veprimtaria e Idromenove tregon jo vetëm shqiptarinë e tyre , por edhe qëndrimin patriotik në shërbim të cështjes kombëtare shqiptre. Kështu Andrea Idromeno së bashku me Vangjel Meksi Labovitin e ndihmuan botuesin Grigor Gjirokastritin për përkthimin e dy librave fetar në gjuhën shqipe, libra që panë dritën e botimit në vitin 1824 dhe 1827( AQSH Fondi 71 ,Dosja nr 13, Dok nr 1).
Pas përpjekjeve të Jani Vullarait nga Janina për nje abetare shqipe në 1801, pas fjalorit greqisht-shqip të Marko Bocarit më 1809 dhe ndonjë përpjekjeje tjetër për shkrimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe për popullsinë shqiptare, dy botimet fetare te 1824 dhe 1827 “Ungjilli pas Mateut” dhe “Dhiata e Vjeter” kanë rëndësi të vecantë për historinë e shkrimit të gjuhës shqipe. Ato janë ndër të parat përkthime të këtij lloji në gjuhën kombëtare në Ballkan, para përkthimeve rumune, bullgare e maqedone që u bënë më vonë për këto dy vepra. Përkthimi I këtyre dy librave në gjuhën shqipe qe një goditje për Patrikanën greke që kishte nisur që në shek XVIII-të përmës misnionarit Kozma Etoliatin ( Shën Kozmain), luftën kundër gjuhës shqipe. Pjesmarrja e Andrea Idromenos në përkthimin e këtyre dy veprave në gjuhën shqipe, me të folmen e camërishtes, tregon atdhedashurinë e tij dhe dëshirën e madhe për të kultivuar gjuhën amtare.
Pikërisht me këtë punë do të merrej më pas një nga pionierët e Rilindjes Kombëtare dhe punëtorit me të palodhur të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhi, i njohur si “babai”i gjuhës shqipe.
Edhe Mihail Idromeno ka qënë i njohur si njeri i ditur, i cili botoi në vitin 1852 ne Korfuz , një fjalor teknik. Ai ndihmoi Andrea Idromenon ne përpilimin dhe botimin e Historisë së Pargës dhe të Sulit. Në Korfuz Andrea Idromeno ka mbledhur nga historite e mërgimtarëve shqiptarë të Pargës dhe të Sulit dhe me këto të dhëna ka përgatitur një vepër historike.
3. Shpërngulja e familjes Idromeno në Shkodër.
Idromenot nuk qëndruan për shumë kohë në Korfuz. Prej tyre Arsen Idromeno, babi I piktorit te shquar Kol Idromeno, në vitin 1856 u shpërngul përgjithmon në Shkodër. Ai filloi të punojë si inxhinjer e projektues. Për nevojat e qytetit në rritje ai projektoi dhe zbtoi ndërtimin e shumë shtëpive ne Shkodër. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik, tregtar e kulturor i qytetit të Shkodrës nga mesi I shek XIX-të kërkonte dhe zgjerimin e punimev në fushën e ndërtimeve. Këtij zhvillimi do ti përgjigjeshin edhe ndërtimet e reja dhe të përshtatshme për kohën që ndërmori dhe realizoi Arsen Idromeno, Pjetër Marubi e ndërtues të tjerë. Arsen Idromeno ishte i mirëpritur në Shkodër për aftësitë e tij inxhinjerike, projektuese dhe zbatuese. Ai u ngarkua me shumë detyra. Nga veprat e shumta të tij janë ; shtëpia Lukej në Arrën e Madhe të qytetit, shtëpija e Rrokacollëve, ish ndërtësa e “Kryqit të kuq”, ish gjimnazi “Illyricym”, shtëpinë e Iedromenëve në rrugën “Branko Kadia” dhe shumë ndërtime të tjera.
Dy vite pas mbërritjes së tij në qytetin e Shkodrës , Arsen Idromeno u martua me një vajzë shkodrane, Rozën e Filip Saracit. Nga kjo martesë u lindën dy fëmije, Tonia në vitin 1859 dhe një vit më vonë Kola. Lidhja martesore e Arsenit me një familje të qytetit të Shkodrës si dhe rrethi shoqëror i tij e bënë atë ta ndiente veten shkodran dhe të merrte pjesë në festa e ceremoi ne qytet, kurdoherë i nderuar prej të gjithëve.
Në shek XIX-të Shkodra arriti një nivel të konsiderueshëm të zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor. Ishte formuar një klasë intelektuale që e ndjente te domosdoshëm zhvillimin e arsimit.
Zejtarët e pasur dhe borgjezia shkodrane kishin thirrur nga jashtë mësues të huaj të cilët hapën shkolla private në qytet. Para tyre në fillim të shek XIX-të në Shkodër kishin hapur qëndra mësimore shqipe mësues shqiptarë si Geg Kodheli, Gjon Shkrumbi, Jak Kraja, Zef Kasmi, që mund të konsiderohen edhe pionierët e përhapjes së shkrimit në qytet.
Arsen Idromeno, i cili mësimet e para i kishte marrë në Korfuz, gjatë qëndrimit të tij në Shkodër u njoh me mësues dhe intelektualë të ndryshem vendas dhe te huaj dhe përfitoi shumë prej tyre. Studiuesi i aftë dhe njeriu i praktikës ai u shqua si një ndër arkitektët më në zë të qytetit. Arseni ishte edhe një vizatues i talentuar.
4. Kol Idromeno , përfaqësuesi më i shquar i Rilindjes kombëtare në fushën e artit.
Vendi ynë ka tradita të lashta në fushën e pikturës, tradita që zenë fill që nga kohët prehistorike (vizatimet e Shpellës së Trenit në Korcë) dhe që vazhdojnë përgjatë të gjitha periudhave historike. Kështu në periudhën e artit pas-bizantin ndrit veprimtaria artistike në pikturën e Onufrit dhe të birit të tij Nikolla, ajo e David Selenicës, e Kostandin Shpatarakut, vëllezëerve Zografi nga Korca etj.
Në vazhdën e këtyre traditave në fushën e artit te pikturës, në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, një vend të nderuar ka Kol Idromeno, si përfaqësuesi më i shquar i artistëve tane të kësaj periudhe , pionier në shumë fusha të artit dhe veprimtar shoqëror i dalluar. Ai u përfshi në Levizjen Kombëtare Shqiptare që në kohën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe morri pjesë aktive në ngjarjet e mëvonshme politike e në zhvillimin kulturor e artistic të vendit, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Biri i një inxhinjeri me origjinë nga qyteti I Pargës së Camërisë, gjatë gjithë jetës së tij u shqua si piktor , arkitekt, por edhe fotograf, skulptor, skenograf, muzikant, urbanist etj.
Qytetit të tij të lindjes, Shkodrës, Kol Idromeno i la shumë ndërtime social kulturore te bukura e funksionale në stilin e arkitekturës të asaj periudhe me ndikim venecian, si: Pedonalen e qytetit që sot mban emrin e tij, pedonalen e Gjuhadolit, Kafen e Madhe etj. Këto ndërtime formuan fytyrën e pamjes urbane të qytetit që ruhet edhe sot.
Idromeno u shqua në mënyrë të vecantë , në artin e pikturës, me veprat që bënë emrin e tij të pavdekshëm. Në periudhën e Rilindjes e pavarësisë ai nuk ishte vetëm një pionier i artit tonë të pikturës , por edhe një artist novator. Novatorizmi I tij spikat në frymën realiste dhe laike të veprave të tij.
Duke filluar nga protreti “Motra Tone” që sivjet mblush 142 vjet nga koha e krijimit (1882), e deri te “Plaku I Postribës”, krijimtaria e tij e fundit ne pikture, ndihet talenti dhe origjinalitei iveprave të tij me frymë realiste e kombëtare, te cilën e mori nga tradita shqiptre në pikturë e ndikimi i pikturës së Rilindjes Europiane.
Vepra e tij ruan vlrea historike dhe ideo-artistike. Ne pikturën “12 luftëtarët e Pargës në lundrim” Kol Idromeno, në rrafshin historik dëshmon lidhjet e tij me paraardhësit e tij nga Parga.
Në këtë tabllo ai përjetëson në art trimat luftëtarë të Pargës e të mbarë Camërisë. Lundra në vetvete mbart një histori të dhimbshme. Lundërtaret shqiptarë ortodoksë ishin ata që u detyruan të largoheshin pasi nuk pranuan që për hir të besimit të quheshin grek, ndersa atyre muslimanë grekët ua mohonin nacionalitetin token dhe trashegimine. Gjatë gjysmës së parë të shek XX kjo popullsi u dëbua me forcë nga vendlindja.
Brenda vendit por dhe jashtë atdheut Kol Hidromeno njihet edhe si mjeshtër i fotografisë artistike. Ai konsiderohet si i pari fotograf shqiptar që dokumentoi kohën që jetoi, përmes një fotografie me shije artistike. Tablotë e tij ruhen në Galerinë e Arteve në Tiranë e Shkodër ndërsa fotografitë ruhen në Arkivin Qëndror të Shtetit.
Vepra inxhinjerike , arkitektonike e Kol Idromenos është pjesë e rëndësishme e shfaqes urbne të Shkodrës në ditët tona, që tërheqin mjaft turistë vendi e të huaj, duke e bërë Shkodrën qendër historike unikale turistike. /Nga Selman SHEME, publikuar në Facebook/