
Në vitin 2005, u prezantua Plani Strategjik për zhvillimin ekonomik 2005- 2015 me mbështetjen e Peace Corps të SHBA. Projekti është keqpërdorur dhe ndryshuar disa herë për qëllime klienteliste dhe grupe interesi. Paratë janë financuar nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit pak a shumë 660 milion dollarë.
Projekti është realizuar nga ana cilësore, me shumë probleme firmat e ndërtimit i kanë marrë paratë. Në vitin 2015 Rilindja dhe ish-ministrja e Zhvillimit Urban prezantoi Projektin 2015- 2025 rural dhe në Bashkinë e Shkodrës. Përfaqësuesit lokalë nuk morën pjesë, as deputetët.
Sot Shkodra nuk ka nje politikë të qartë të projektuar dhe menduar zhvillimi. Bëhet fjalë dhe premtohet terminali i autobuzëve, hyrja e Shkodrës dhe rruga Shirokë- Zogaj.
Rilindja, mbas vitit 2013 është tallur me Shkodrën, falë edhe paaftësisë, neglizhencës së drejtuesve lokalë dhe interesave e klienteliste të individëve të caktuar. Rilindja do të financojë vetëm hekurudhën Tiranë- Durrës- Rinas. Shkodra ngelet përsëri e izoluar me rrugë automobilistike dhe hekurudhore.
Shkodranët pa dallime politike nuk duhet të ofendojnë në FB me komente bajate, por të jenë të interesuar për të ardhmen e qytetit. Shkodranët duhet të zgjedhin përfaqësues lokalë të ndershëm, profesionistë dhe të ditur që mbrojnë interesat e të gjithë shkodranëve pa asnjë dallim. Krahas terminalit, a ka ndonjë projekt kulturor dhe urban në këta hapësira publike të Shkodrës?!
Kam shkruar një opinion se Shkodra nuk është e varfër por është e vjedhur në 32 vite. Të punojmë të gjithë për Ndryshimin, që vjen me votën e shkodranëve. Shkodranët pa asnjë dallim nuk janë shitur as blerë dhe nuk e shesin votën mbasi shesin Shkodrën, të cilën e kanë mbrojtur me pushkë në 1920 në Luftën e Koplikut!
Shkodranët pa asnjë dallim, nuk duhet të ndikohen nga ata që punojnë në administratën lokale dhe atë shtetëore, as nga patronazhistët as nga pseudo- demokratët në pushtetin lokal. Votuesit shkodranë duhet të kuptojnë që Rilindja i mban në administratën e qarkut shumë pseudodemokratë, që i kanë shitur interesat e Shkodrës në 32 vite vetëm për një rrogë dhe anatemojnë ata politikanë që kërkojnë dhënien fund të tranzicionit 32 vjecar!
Zgjedhjet politike lokale nuk bëjnë gjyqe por duhet të largojnë me votë korrupsionin 32 vjecar. Pjesa tjetër është drejtësia e pavarur. Politikanët shkodranë të korruptuar duhet të paditen në SPAK. Në këta zhvillime, media e pavarur ka një rol të rëndësishëm për dhënien fund të korrupsionit 32 vjeçar. /Nga Qamil GJYREZI/