Ato ishin 40 zemra e mendje të hapura, emra të spikatur, zëra të kthjellët në mes të një rrëmuje të kuqe që kish hedhur rrënjë në këtë vend të trishtë shekullor.
Ishin opozita që lindi, mendimi ndryshe në Shqipërinë e diellit komunist që po lindte;
Ishin intelektualë, liberalë, të diplomuar në universitetet e Perëndimit;
Ishin deputetë të Parlamentit shqiptar disa prej tyre, të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik;
Ishin inciatore për të ndalur revanshin komunist;
Ishin iniciatorë për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste;
Ishin kundër shtetit diktatorial të Enver Hoxhës;
…dhe Sigurimi i Shtetit ishte në dijeni …ndaj duhej vepruar shpejt e pa humbur kohë nga koha e kuqe!
Aktakuza :
“Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor”! “…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” dënohen: Me vdekje me pushkatim!
Ekzekutimi…
16 të ekzekutuar me vdekje…në një listë me 40 emra dënime!
Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit 1947, skuadra e pushkatimit do t’i merrte për t’i çuar në zonën e Malit me
Gropa, ku do të ekzekutoheshin.
U qoftë i lehtë dheu! /Publikuar në Facebook nga Nevila SOKOLI XHINDI/