Ne brezi ynë që ishim rreth të 30-ve, kur ra sistemi monist, u përfshimë në politikë si me atë frikën se politika ishte “mollë e ndalueme“. Shumë prej nesh u bëmë opozitarë duke e menduar si domosdoshmëri përmbysjen e sistemit komunist. Jo pak të tjerë u pozicionuan si nostalgjikë të së kaluemes, edhe pse ishte një turp për të gjithë ata që kishin përjetuar regjimin ose mbanin mend mbi 10 vjet regjim.
Ishte turp se në çfarë kushtesh mizerabël ishim rritë, mes varfërisë, izolimit, ateizmit, luftës së klasave, injorancës e mjerimit. Sa zhgënjyese është për opozitarët e parë, si u angazhuan vrullshëm për të përfituar personalisht, për të rrah gjoksin sikur ndryshimi erdhi nga secili prej tyre vetëm (jo së bashku).
Megjithatë, opozita u kthye në pushtet, pa u kristalizuar vizioni, procesi, struktura politike e as individët. U sulëm se kush do merrte llokmën më të madhe të pushtetit personalisht por pa i dhënë askujt tjetër prej saj. U sulëm kush do arrijë të gjejë fijet që të lidhin me piramidën e pushtetit, jo vetëm për të përfituar personalisht por për të denigruar e hedhur baltë mbi të tjerët.
Përfituesit e skalionit të parë, morën për vete pa e menduar fare për pjesën tjetër, sikur nuk do kishin nevojë për mbështetjen e tyre më. Filloi servilizmi, përçmimi ndaj kontributorve, shtresës së të përsekutuarëve politikë, ish- pronarëve, familjeve që i kanë dhënë vlerë historisë së vendit, si shtylla kryesore vertebrale e ndryshimit.
U bë ligj të mbizotëronte nepotizmi, familjariteti, rrethi miqësor, njohja personale e deri tek emërimet në pozicione të larta e të rëndësishme kundrejt pagesave të majme e duke mos pyet fare për kontributet, meritokracinë, besushmërinë politike e integritetin e personave përfitues.
Megjithëse e pësuam një herë, rikthimi në pushtet për herë të dytë ishte një risi dhe meritë e një personi që është Sali Berisha e siç shihet nga të gjithë edhe sot, ai po e bën opozitën reale pavarësisht se aty ka më të rinj dhe kohën në foltore e kanë të barabartë të gjithë.
Gjatë qeverisjes së dytë të PD-së nuk mësuam nga gabimet qeverisjes së parë. U zgjodhën deputet e u emëruan në pozicione të larta (ndoshta për t’ ju bërë qejfin ose për ti afrur politikisht) individ pa personalitet, pa kontribute politike, njerëz që pushtetin e shohin vetëm si burim pasurie personale, duke i krijuar kosto të madhe PD- së, duke rritë pakënaqësinë ndër mbështetsit tanë dhe duke dëmtuar rëndë imazhin e qeverisjes.
Frytet e gabimeve të mëdha që po vuajmë ne sot, për ne brezin tonë, nuk më vjen keq aspak, sepse gjatë këtyre 32 viteve u prezantuam mësë keqi, shumë nga ne duke luajtuar me dy ose më shumë karta. Mbi 50% e përfituesve nga qeverisja e PD- së ikën rrugëve, u angazhuan në parti të tjera, përfshi PS- në, votuan e propoganduan kundër PD- së, kundër arritjeve të saj që janë të shumta që nga reformat ekonomike, integruese, investimet e mëdha e zhvillimi ekonomik i vendit.
Kjo ka vetëm një emer mendoj unë, emërimet e gabuara dhe dhënia e privilegjeve atyre që nuk e meritojnë, ne konsatojmë se ka shumë politikanë të rinj që nuk diskutojnë, nuk bëjnë opozitë, nuk përfaqësojnë interesat e zgjedhësve të vet ose bëjnë kompromise me pushtetin për përfitime vetjake në dëm të publikut.
E them se jam i turpëruar për brezin tim, sepse ky brez kapitulloi politikisht, kudo takon, dëgjon apo diskuton për emra të këtij brezi, vetëm fjalë të mira nuk të bien në vesh. Kjo ka edhe një të keqe tjetër mendoj unë, se rritëm fëmijë, jetuam, punuam apo edukuam një brez më të ri se ne dhe e kam me frikë se mos marrin nga kultura e këtyre 32 viteve.
Duhet të mos mësojnë, apo të mos lexojnë shembujt negativ nga përditshmëria e tyre, të mos marrin si shembull si, ky ishte drejtor i korruptuar dhe ka kaq pasuri, ky ka fituar zgjedhjet se ka ndarë kaq para, ky ishte i zoti se punësoi të gjithë të afërmit, ky ka ndryshuar kaq parti por vetëm këtu e gjeti veten, ky edhe pse ka përfituar kaq shumë nga pushteti, sot është kundër tyre me forcë e shembuj si këto.
Brezi që sot janë në moshën që ishim ne në vitet 90, nuk duhet tëna kopjojnë për rastet negative por kurrsesi nuk duhet të rrinë indiferent ndaj politikës bajate, sepse kështu i sjellin dëm të madh vetes, të ardhmes e vendit. Uroj që të mos kopjojnë shumë nga brezi ynë, sepse fatmirsisht janë më të arsimuar, më inteligjentë, me vizion më të qartë, nuk duhet të pajtohen me arrogancën politike e politikën e klaneve, me varfërinë ekstreme, anarkinë e keq qeverisjen që na ka zënë jo frymën por diellin.
Uroj që brezi që kanë lindë mbas viteve ’90- të, të mësojë vetëm nga ato gjëra që brezi ynë i ka bërë mirë, të jenë më shumë aktiv, jo indiferentë për ngjarjet politike, të angazhohen e të jenë promotor i ndryshimeve politike, ekonomike e integruese, nuk duhet të presin se e ardhmja u takon atyre, por e sotmja i takon brezit të ri, sigurisht duke i venë gjoksin, duke kontribuar më shumë, këta duhen bërë sipërmarrës të proceseve të vështira politike, duke u harmonizuar me brezat e tjerë e duke heq pjesët që infektojnë ambjentin politik e publik si e vetmja shpresë. /Publikuar në Facebook nga Ndoc ASHTA, nënkryetar i PD- së së Rithemelimit Shkodër, redaktuar nga ShkodraWeb/