Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA MUSA KURTULAJ – Pse e kanë lënë shqiptarët vendin e tyre…?

ShkodraWeb 2 months ago
1

SoT në “Ditën e Kombëtare të Rinisë “, që është 32- vjetori i “Lëvizjes Studentore 8 Dhjetor 1990”, po dëgjojmë shumë të shprehin brengën për largimin e shqiptarëve nga vëndi i tyre! Normale që shprehet brengosje, por kur vjen puna për të përmendë shkaqet e ikjes, këtu bëjmë gabime dhe tregohemi sipërfaqësor!

Ata që ndryshimet e vitit 1990 i gjetën në moshën mbi 16 vjeç, nuk u shkon sot që të shprehin habinë se pse kaq shumë shqiptarë e kanë lenë vëndin e tyre dhe janë në emigracion! Po pse, me mënyren se si u hap ky vënd dhe gjithçka u kthye në tokë të djegur 31 vite më parë e në vazhdim edhe disa vite të tjera, çfarë prisnim, zhvillim pozitiv ?????!!!!

E pamundur, minimumi i ndërshmërisë duhet të na lejojë ti gjykojmë gjërat siç janë, që do të thotë se domosdo do të largoheshin njerëzit jashtë vendit, pasi mbeten mes 4 rrugëve, as prona, as punë dhe as investime ! Shqiptarët janë prerë në besë në vitin 1990 – 1991 – 1992 …..! Iu premtua Europa, por shpejt u pa se po ecnin drejt saj me hapat e breshkës!

Kur e kuptuan këte, atëherë nisen të marrin “arratinë”….! Kjo është e vërteta, duam, s’duam ! Natyrisht që për këtë nuk mund të flasin ata që lindën nga viti 1991 e në vazhdim dhe as nuk mund tu kërkohet të flasin, por ne që ishim “burra” në ato vite, nuk na falet të mos pohojmë të vërtetën! Dhe kjo e vërtetë në këtë rast është se politikat qeveritare dhe ato të partive politike, nuk kanë qënë që tu krijohen kushte sa më shumë shqiptarëve për të ndërtuar jetesën në vëndin e tyre!

Në jetën politike shqiptare, nga dhjetori i vitit 1990 e deri në ditët e sotme, ka dominuar konfliktualiteti, urrejtja dhe harbutëria, gjë që kanë plagosë rëndë shpresën e njerëzve se “ky vënd bëhet !”. Edhe të varfër, edhe në konfliktualitet politik, kuptohet që një pjesë e shqiptarëve nuk mund të vazhdonin të duronin, ndaj dhe e lanë vëndin e tyre!

Prandaj nuk duhet të bëjmë të paditurin se çfarë ka ndodhur në këtë vënd, ne që dhjetori i 32 viteve më parë na zuri mbi 16 vjeç! E kemi me të jetuar e përjetuar, as me të treguar dhe as me të lexuar! Kur kthejmë koken mbrapa për të rifreskuar kujtesën se çfarë ka ndodhur në këte vend 32 vitet e fundit, ne duhet të pohojmë se kemi ecur shumë përpara në raport me çfarë kemi kaluar, pasi mund të ishim shumë më keq!

Domosdo, papërgjegjëshmëria politike – shtetërore në administrimin e tranzicionit politik, shtetëror, ekonomik dhe social, këto rezultate do të kishte! Do ta vuajmë këtë deri sa ti pranojmë me ndërgjegje gabimet dhe fajet që kemi bërë! Kemi ecur kuturu, të dalë ku të dalë dhe e kemi pëlqyer pak edhe mashtrimin…! Dhe po më duket se akoma kemi qejf të mashtrohemi, akoma….fatkeqësisht! /Nga Musa KURTULAJ, publikuar në Facebook/

Continue Reading

LAJM PARA: NGA LINDITA KOKAJ – Të rinjtë shqiptarë, 32 vite shtegtarë drejt ëndrrës europiane…
LAJM PAS: “Udhëheqësi Suprem përdor ministrinë e jashtme…”, Enton Abilekaj: Rama nxjerr inatet me diplomaten Kim…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

2 hours ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

2 hours ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.