Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

NGA MONIKA STAFA – Pardesytë e bardha…

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Ka nisur si traditë që nga vitet e para të rënies së një sistemi që bëri të mohojmë njëri-tjetrin që në shtypin shqiptar muaji dhjetor të përkujtohet si burimi i idesë së demokracisë pluraliste, ide që lidhet me revoltat e studentëve në vitin 1990.

Është jashtë cdo dyshimi se kjo lëvizje sigurisht që e ndryshoi ritmin e zhvillimeve politike në Shqipëri dhe nyjëtoi për herë të parë publikisht nevojën e një sistemi shumëpartiak.

Për këtë protagonistët e saj meritojnë nderim.

Por ngulmimi për të përjashtuar çdo subjekt tjetër, si individ apo si bashkësi, nga “meritat e dhjetorit”, vetëm shton dyshimet mbi rëndësinë e demonstratave të rinisë.

Ishte koha kur u vra frika.

Koha kur u shemb diktatura dhe kur Shqipëria po ndahej nga e kaluara. Dikush doli nga një rrugicë dhe një tjetër nga një qoshe; njëri pa në turmë shokun dhe tjetri pa një të afërm, gjersa të gjithë u mësuan ta gjenin njëri-tjetrin prej së largu përmes pardesyve të bardha, të cilat, për habi, në atë Shqipëri aq të mbaruar, u gjendën me shumicë menjëherë sa ndodhi ndryshimi.

Shpesh mendoj se Shqipëria nuk ka bërë mungesa në kohërat epokale. Kur bota u trondit nga stuhia e lirisë që solli filozofia e “Let it be!” i “Beatles“ apo dhe atëherë kur njeriu nisi të mendonte seriozisht për shpresën e Martin Luter-King-ut “I have a dream“, edhe në Shqipëri pati një rrebesh mendimi e lëvizjeje, ajo e vitit 1968.

Fatmirësisht, edhe në kohën kur planeti vendosi të shkrinte akujt mes dy anëve dhe të bashkohej në një bindje për “demokracinë si mendësi”. Atëherë, kur erdhi koha të provohej vërtetësia e parashikimeve futuriste të G. Orwell-it (“Viti 1984“) për fundin e diktaturave, Shqipëria formoi “Brezin e viteve 1990“, brezin që riktheu ëndrrën e vjetër të europezimit, të identitetit europian, të qytetarisë dhe të dinjitetit europian.

Sot për këdo është e qarte se lëvizja e studentëve shkoi drejt parullës “liri-demokraci” nga pozita të një politike të djathtë.

Rebelimi i rinisë universitare, pakënaqësia e përligjur e saj për kushtet e jetesës, kërkesa e arsyeshme për të krijuar një shoqatë që nuk do të kishte lidhje me ish-BRPSH-në, shumë shpejt morën një ngjyrim tjetër nga ai i fillimit.

Në takimin e përfaqësisë së studentëve me R. Alinë në Pallatin e Brigadave ish-kryetarit të shtetit iu bë thirrje “Eja me ne”.
Një nga pjesëmarrësit kërkoi që “të ngrihet një bust për shokun R. Alia”, sepse Shqipëria kishte “shumë buste”. Një tjetër pjesëmarres tha se “presidenti duhet ta ndihmojë opozitën e re”.

Kjo ishte fryma e fillimeve. Por pa kaluar as java opozita e parë shqiptare mori një karakter tjetër. Ajo kishte alergji nga përcaktimi i hapur politik si alternativë e djathtë, sepse e quante veten parti popullore. Por përmbajtja e programit s’mund të mbahej e fshehtë.

Pyetjet që ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mendimi e studimi edhe sot pas 32 vjetësh, në të njëjtin dhjetor si atëherë më ngrihen sa herë më duhet të nis një kartolinë kujtese për këtë kohë që ndryshoi gjithëaq edhe jetën time; a ka pasur individë apo grupe individësh që janë shprehur pro pluralizmit para lëvizjes së dhjetorit?

A ka ekzistuar e shprehur kjo kërkesë edhe nga pozitat e një force politike të majtë?

A ishte përpunuar në këtë alternativë mendimi i socializmit parlamentar dhe i konkurrencës mbi baza programesh e me vota?

Shumë thjesht: përveç njerëzve të veprimit, që mbushën rrugët dhe sheshet me zemërimin e mbledhur nga viti në vit e nga dekada në dekadë, a kishte dhe të atillë që e mendonin ndryshimin në mënyrë tjetër, duke menduar për fatin e vendit “Një ditë më pas“, kur s’do të kishte më diktaturë e diktatorë? /Nga Monika STAFA/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, arrestohet në Itali bisnesmeni, pritet ekstradimi i tij në Shqipëri…
LAJM PAS: VIDEO – “Gjelat” mposhtin “luanët”, Franca nxjerr Anglinë nga “Qatar 2022” dhe gjejnë Marokun në gjysmëfinale

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

4 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

4 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.