![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/03/grei-bihuci-mentor-kikia-2024-1024x537.jpg?x28643)
I tronditur dhe pa fjalë! 19 vjeçar ikën nga kjo botë, vetëm për një konflikt në rrjetet sociale.
E tmerrshme, e llahtarshme ajo që ka ndodhur sot në Fier! Kush ka kurajë ti ngushëllojë prindërit e tij sot?
Autori, një 18 vjeçar. Tre të rinj ishin takuar të sqaroheshin për ato që kishin debatuar në rrjetet sociale.
U sqaruan! Njëri vdes, njëri në reanimacion, njëri në burg.
Mbani fëmijët njerëz!
E di që nuk kontrollohet dot makineria gjigande e rrjeteve sociale, por kontrolli fëmijët, sa të mundni. Paqe për shpirtin e një djali, që paradite shkonte në shkollë e pasdite në punë! /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/