Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

NGA LUTFI DERVISHI – Kur budallallëku vërshon jashtë çantës…!

ShkodraWeb 3 weeks ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

122

Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëtar e postuar sot nga kryeministri ka marrë në Facebook 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje?! Numri i pëlqimeve në instagram është edhe më i lartë (27 225).

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë, spikasin kryebashkiakë, por edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, Konsullata e Përgjithshme e nderit Finlandë.

Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as Qendra Shëndetësore Petrele, Qendra Shëndetësore 5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.

Nuk ia vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve false dhe patronazhistëve, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë u prodhuan në korrik 2018. Nuk patën fare sukses. Nuk është çantë e re. Në korrik të këtij viti feston 5 vjetorin!

Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë. Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.

Më 1992 LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë. Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd. Babai i LV ishte…mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.

Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e parë iu desh të ecte 400 km në këmbë! (U largua nga familja se e keqtrajtonte njerka).

Por të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro!

Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione që kanë fonde dhe nuk e kanë problem ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh, PS Mallakastër, PS Ndroq, PD Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!…

Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do e tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.

Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi! /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Rama më mori kryetarin e Partisë Agrare në Shkodër…”, ankohet Agron Duka: Më tha jam me Benet Becin…
LAJM PAS: FOTO+EMRI – Arrestohet 24 vjeçari shqiptar në SHBA, akuzohet për mashtrime financiare ndaj të moshuarve…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.