![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/kolec-traboini-elizabeta-imeraj.jpg?x28643)
Çfarë përshkrim i mrekullueshem i Indro Montanelit për malësorët e Veriut. Krenari. Mbetesh pa gojë kur lexon New York Times të vitit 1911 ku vajzat e Malësisë së Madhe i quan Amazona e ndër më të bukurat e të hijshmet në botë. Dhe natyrshëm të lind pyetja pse kjo intrigë djallëzore dhe urrejtje e pacak e gjyqtares së Vettingut Genta Bungo ndaj kryeprokurores së Tiranës Elizabeta Imeri?
Shprehimisht nga goja e gjyqtares prej të cilës pritet drejtesi kanë dalë fjalet “Ta heqim e të shpëtojmë prej asaj maloke”. Mos vallë vetëm urrejtje krahinore. E akoma më tej, mos vallë vetëm ajo e ka atë urrejtje krahinore? Nuk besoj. Sepse ekzistojnë disa elemente turbullues në të gjithë segmentet e shtetit ku Veriu nuk gjendet kurrkund. Që të mos keqkuptohem do të thosha që kjo frymë e keqe ndjehet në segmente drejtuese të shtetit, por nuk ka klimë përçarëse ndër shqiptarë.
Në popull asnjë nuancë e kësaj natyre. Rasti konkret tregon diçka por jo të tërën. Është dhe individuale. Çeshtje smire. Që ajo që drejton Vettingun të thojë ta heqim kryeprokuroren e Tiranës e të shpëtojmë nga ajo maloke do të thotë shumëçka edhe për SPAK-un. Diku fshihet lepuri i gjyqtares Bunga që shpreh këtë urrejtje. Dhe e natyrshme do të ishte që vetë shteti të reagonte. Por jo, sepse segmente të kësaj urrejtje për verioret janë dhe ata. Më thoni sa titullare të lartë ka nga “malokët” e Veriut?
Një Linditë në Parlament. Kaq mjerueshëm. Po këto politika dikush i bën. Pas asaj gjyqtare qyqare dikush fshihet. E ky është Kryeministri që tollovit gjithçka në Shqipëri si të ishte padrino i shtetit. Që thënë të drejtën, prej politikës idiote të organizimit të qeverisjes me çupëlina që nuk dinë as të artikulojnë mirë në gjuhën shqipe, e ka kthyer qeverisjen në një Club personal argëtimi. Dhe vetë ndjehet Pasha Dovlet. Dhe një fjalë nuk e thotë për këtë rast skandaloz të gjyqtares Bunga Dunga, e cila me urrejtjen patologjike ndaj Elizabetës së Veriut, tregon se si është katandisur ajo si person dhe reforma si institucion.
Por fundja përtej anëve sociale e profesionale, merreni more vini portretet përballë jush, këndej Elizabeta andej Bunga dhe pasi ti soditni i përshkruani dhe do ta kuptoni se pse gjithmonë drita urrehet prej errësirës. Dhe se shpirti i mirë të zbukuron qënien dhe e kundërta nuk është krejt pa motiv.
Po të kemi dritë, moj Elizabeta Imeri, ne te Veriut krenohemi me ty moj tropojane, vajzë bjeshke, moj “maloke”! /Publikuar në Facebook nga Kolec P. TRABOINI/