Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA HASAN BELLO – A ka pasur gisht Serbia në vrasjen e Avni Rustemit, çfarë raportonte prefekti i Shkodrës?

ShkodraWeb 10 September, 2023
hasan bello avni rustemi

Më 20 prill 1924 deputeti Avni Rustemi i paraqiti Kuvendit Kushtetues kërkesën për një leje tremujore. Ai mendonte të zhvillonte një udhëtim në ShBA. Por legata amerikane ia refuzoi vizën. Një rast shumë i rrallë për kohën, duke e shpallur atë si shqiptarin e parë “non grata” për qeverinë amerikane. Kjo për shkak të tendencave antikushtetuese të organizatës “Bashkimi”, siç ishte eleminimi fizik i kundërshtarëve politikë.

Atentati kundër kryeministrit të kohës, A.Zogu në shkallët e parlamentit, në shkurt të 1924 kishte si autorë Beqir Valterin, por në fakt nga hetimet rezultoi se organizator dhe stërvitës i tij kishte qenë A.Rustemi. Gjithashtu, anëtarët e organizatës “Bashkimi” u jepnin me zor deputetëve kundërshtarë vaj ricini, që t`i zinte diarrea dhe të diskretitoheshin në sytë e popullit. Për të gjitha këto amerikanët kishin informacion të plotë.

Vrasja e Avni Rustemit ndodhi në një moment kur situata politike mes pozitës dhe opozitës ishte shumë e tensionuar. Ajo ngjasonte me një shesh ku ishte derdhur benzinë…Sipas versionit zyrtar dhe shtypit të kohës thuhet se, rreth orës 16:00-17:00 të 20 prilli 1924, ai po shkonte në shtëpinë e ministrit të Arsimit, Fahri Gjilani, kur në “Varrezat e Pashës” afër Pazarit të Ri, u qëllua nga Isuf Reçi, i cili njihej si mullixhi i Esat Toptanit. Pas disa ditësh ai ndërroi jetë. Trupi i tij u balsamos nga dr.Sezai Çomo dhe më 28 prill u nis nga Tirana në Durrës për tu transportuar drejt Vlorës me vaporin jugosllav “Beograd”.

Më 29 prill kortezhi mortor i shoqëruar nga përfaqësuesit e opozitës, deputetë dhe ndonjë ministër i qeverisë së koalicionit mbërriti në Vlorë. Ajo që dihet është fakti se, trupi i të ndjerit u përdor politikisht për të ndezur gjakrat e popullit, ushtarakëve dhe nënpunësve të ndershëm dhe për t`i hedhur ata kundër qeverisë. Ky ishte sipari i një grushti shteti, i cili njihet edhe si “Revolucioni i Qershorit”.

Por kush ishin të interesuar për vrasjen e A.Rustemit dhe një luftë civile mes shqiptarëve?

Sipas botimit me dokumenta nga arkivat ruse “Marrëdhëniet sovjetiko-shqiptare (vitet 20-30 të shek.XX)”, të përgatitur nga Prof. Lenina Zhila dhe Prof. Vlado Popovski shtrohet një pistë e re. Në një dokument të zbulimit sovjetik për “Komitetin e Kosovës” dhe ngjarjet politike në Shqipëri në vitin 1924, për vrasjen e Avni Rustemit shkruhet: “Kah mesi i këtij prilli, Avni Rustemi u plagos rëndë dhe tashmë ka vdekur. Nuk mund të anashkalohet fakti se vrasja e tij qe inspiruar nga agjentura serbe në Shqipëri.”

Kjo pistë përputhet edhe me disa informacione të mbledhura nga prefekti i Shkodrës, Abedin Nepravishta, i cili më 10 prill 1924 informon Zyrën Sekrete pranë Ministrisë së Brendshme se një person që kishte marrëdhënie konfindenciale me konsullatën jugosllave i kishte deklaruar se, brenda dhjetë ditësh po përgatiteshin disa atentate kundër personave me rëndësi. Në fillim prefekti nuk e kishte besuar vërtetësinë e këtij informacioni, por kur kishte ndodhur vrasja e dy turistëve amerikanë në pyllin e Mamurrasit, ai kishte filluar ta merrte seriozisht.

Pas vrasjes së A.Rustemit, personi në fjalë ishte takuar përsëri me prefektin e Shkodrës, duke i konfirmuar faktin se, si vrasja e amerikanëve ashtu dhe ajo e A.Rustemit ishin organizuar nga konsullata jugosllave, e cila përgatitej të eleminonte edhe disa personalitete të larta politike si A.Zogu, Luigj Gurakuqi etj. E gjitha kjo bëhej për të destabilizuar situatën politike dhe për t`i çuar shqiptarët drejt luftës civile. Megjithëse vrasja e A.Rustemit, për shkak të veprimeve të tij, ishte vetëm çështje kohe. /Nga Hasan BELLO, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI+FOTO – U ekzekutua teksa lëvizte me motor natën e kaluar, ja kush është 41- vjeçari me precedentë…
Artikull pasardhës: VIDEO – Starti i vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet që po kryhen në disa shkolla

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.