Skip to content
31 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Personazh

NGA HARRIS MURANA – Elektorati pa çati…!

ShkodraWeb 1 month ago

Rënia e legjitimetit social të partive politike në Shqipëri është tashmë një fakt i pamohueshëm! Raporti i lidershipit politik me elektoratin është në minimumin historik dhe përtej kohës kur ka zgjedhje, marrëdhënien mes “kokave” dhe bazës e ndan një hon i pakapërcyeshëm.

Subjektet politike kanë marrë format e llozhave nga ku “penetrohet” drejt pushtetit ekzekutiv dhe ekonomik, dhe si të tilla ne to mbizotëron klientelizmi, servilizmi e nepotizmi, ndërsa meritokracia dhe demokracia e brëndëshme nuk ekziston. Fasadat “një anëtar një votë” dhe “vendimmarrja kolegjiale” janë totalisht formale dhe ngjajnë si përrallat e qëmotit me Nastradin, të bukura për tu dëgjuar por të pabesueshme në thelb…

Nën këtë frymë elektorati “gri” rritet marramendshëm por fatkeqësisht e çuditërisht në realitetin shqiptar nuk gjen “çati”… Shëmbujt e fqinjëve të afërt tregojnë qartazi se kur kjo ndodh elektorati gjen mënyrat për tu degjuar, kujtoj rastet e “Lega Nord” te Bosit, “Italia e Vlerave” të Di Pietros, “5 Yjet” e Grillos apo dhe “Syriza” Greke .

Levizjet politike të sipercituara i mëshuan fort kauzës së degradimit të klasës politike në vendet e tyre. Ata gjetën mbështetjen e elektoratit dhe u kthyen ne faktor qe shkundën politikën. Çuditërisht ndonëse dhe tek ne ka pasur disa sipermarrje politike të kësaj natyre ato nuk kanë gjetur mbeshtetjen e mjaftueshme për tu faktorizuar …

Nga ana tjetër elektorati si remineshencë e së kaluarës, është i frigur në bërthamë dhe di të reagoje vetëm me distancim?, apo akoma nuk ka dalë një subjekt që të ngjalli frymë ???

Gjithsesi personalisht kam bindjen se duhet domosdoshmerisht që politika shqiptare të shkundet, ta kuptojë se nuk është “Zot” por “shërbyes” i shoqërisë dhe përçues i vlerave më të mira të kësaj të fundit… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/

Continue Reading

Previous: BBVIP – Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin në finalen e madhe, zbulohen detajet…
Next: “Asfalt elektoral apo tallje elektorale…”, Partia Socialiste e Shkodrës sulm bashkisë: Arnime që nuk zgjidhin asgjë…

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

1 hour ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago

TË FUNDIT

  • “Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu

TË FUNDIT

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici
  • Aktualitet

“Policia e Shtetit vijon ti bindet urdhrave politikë”, PD- Rithemelimi reagon për shoqërimin e numrit 2 të FRPD- së në polici

1 hour ago
VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

2 hours ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

4 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.