![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/10/harris-murana-gazment-bardhi-2023-1024x537.jpg?x28643)
Pavarësisht “pjesës” së PD-së që zgjodha ti përkas, po ashtu me bindje, dëshirë e në shënjë respekti zgjodha të mos përfshihem në debatet me fjalor vulgu që “shpërthyen” mes nesh…
Gjithsesi mjaftonte përkatësia që dhe unë të mbaja mbi shpinë baltën e vulgut, ndjeva dhimbje e gjithsesi kurrë nuk u gjegja me të njëjtën monedhë, nuk anatemova dhe as nuk ngula gozhdë në kryqin e liderit historik, frikë aspak, por respekt të pamatë për miq e shokë më të cilët kisha ndarë kafshatën e sakrificat e pafundme…
Nesër (sot) një nga anatemuesit më të mëdhenj, akuzuesit më të fortë dhe sharësit më të paskrupullt ndaj po atij lideri historik por dhe pasuesve apo shpurës që e ndiqte (siç i cilësonte asokohe) ka lajmëruar mbledhje të përbashkët grupi parlamentar tek selia e PD.
Ndjej keqardhje për ata shokë e miq që të detyruar do ta përshëndesin me togfjalëshin: – Mirdita shef Gazi. /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/