Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA FRANO KULLI – Opozita pret të shkoklohet pushteti…?!

ShkodraWeb 4 October, 2023
frano kulli

Zgjedhjet e përpjesëshme të Kukësit na e ripërsëritën rëndomtë këtë pohim të kakohshëm. Opozita shqiptare, ajo që përfaqësohet në rregjistrat zyrtarë të shtetit, në dy a tri copa, pa pikën e dyshimit vetëm sa gjëndet aty me targën e opozitarëve, duke konsumuar benefitet që nuk shterrin kurrë edhe në ato zyra, në secilën prej tyre, e bindur se nga pushteti është aq larg sa as nuk mendon se mund ta arrijë atë ndonjëherë. Asnjëra palë e opozitës. Të vetëdijshëm për këtë, fill mbas zgjedhjeve të rradhës sa hedhin tymçen e zakonëshme të vjedhjes së zgjedhjeve dhe më pas , herë me gojë e herë me shkrim kumtojnë e ligjërojnë frazat boshe pa mendim e lëng, pa arsye. Ata e dijnë si buka që hanë se nuk do të vijnë kurrë në pushtet. Këta që janë dhe me punën opozitare që bëjnë. Të vakët, me koferenca për shtyp që as ngrohin as ftohin. Përpjekja më e fundit që na e kanë paraqitë si arritje është rindërtimi a ribashkimi i një grupi parlamentar të shumicës së opozitës. Po sa frymëzojnë deputetët ? Sa shpresë ngjallin për ndryshim ? A do të mund të rivendikoheshin ata në zgjedhjet ardhshme ?

Eksperiencat e zgjedhjeve të shkuara na e paraqesin të dyshimtë ; këtë na e tha edhe Kukësi, këtë na e thotë cikli i pandërprerë i humbjeve. Ishte edhe më e thellë se me 14 maj kjo humbja e fundit, mbas largimit të përçudshëm të pararendësit prej zyrës së kryebashkiakut. Një rënie e frikëshme e rrënimit të shpresës tek opozita, sa të bën ta mendosh se më shumë vota do të mund të kishte marrë një kandidat i pavarur …

Ne kemi sot një pushtet të keq, arrogant, propagandist, rrenacak që drejton vetëm një Shqipëri virtuale. Skandaloz sa s’bëhet , me skandale në seri. Me ministra e zyrtarë që i përdhosin zyrat e shtetit e me të tjera kukulla prej të cilëve zevëndësohen. Dhe që ja ka arrit t’i frikësojë e ti varfërojë Shqiptarët me “të bërit shtet”, duke ua servirë qytetarëve shtetin si forcën që vetëm të detyron, por nuk ka detyrime vetë përreth teje-qytetarit, që e ke zgjedhë të të administrojë jetën tënde publike.Që ka çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe rrogat e pensionet më të ultat. Një taktikë e njohur kjo e rregjimeve, që për të sunduar popujt, më së pari i varfërojnë deri në palcë ata.Ua thajnë xhepin e barkun deri në kufijtë e urisë dhe njëherësh i kërcënojnë orë e çast me forcën e shtetit, që do të bëjë me ta rregullin, rendin dhe prosperitetin.Më pas u thajnë edhe trurin, duke ua plehëruar atë më mbidozë helmuese propagande, ritmikisht, përditë, përnatë, me televizion, me radio, me gazetë, me facebook, me twiter…Me “dëgjesa publike” e me përbetime se do të “qeverisim me popullin”.

Dokrra !

Shqipëria tjetër, Shqipëria reale është ajo e varfërisë që rritet përditë, me ekonominë trokë e të orientuar vetëdijshëm me gjasë, në mënyrë të trishtë drejt drogës e parasë së zezë, që mëton të bëhet e shumtë me punë të aspaktë.Korrupsioni rekord jo vetëm që ka forcuar padrejtësisht oligarkinë, një grusht njerëzish që vetëm e zhvasin këtë vend, por njëherësh ka çarë në dysh të drejtën themelore që shtetasit kanë në një vend demokratik për t’u nisur nga i njëjti start në realizimin e prosperitetit të tyre. Milionierë shqiptarë sot janë gjyqtarë e ministra e shtetarë gjithësojësh, që “s’u ka thanë kush puna e mbarë” deri sot. Ose të përlidhun me to. Korrupsioni dhe gjithë ky orientim i drejtimit të punëve të shtetit e ka kriminalizuar frikshëm jetën e shtetasve, me bekimin e padukshëm të vetë oligarkisë. Dhe e ka vagëlluar shpresën e tyre për të ardhmen se ky vend mund të bëhet, duke u lënë të vetmen alternativë; atë të ikjes nga sytë këmbët. Të rinisë, sidomos, që është vitaliteti i vendit dhe i kombit. Siç thonë shifrat dhe jo veç opinionet e ç’ka , me gjasë është edhe synimi i fshehur i vetë oligarkisë, e cila e përcjell këtë që po ndodh me fërkim të fshehtë duarsh. Rinia nget e vrapon nga sytë këmbët, se sheh braktisjen si të vetmen zgjidhje.

Ne kemi sot një pushtet që edhe i manipulon zgjedhjet . Po, mor po. Veçse përballë këtij soj pushteti, opozita (e shpartalluar edhe me investimin sistematik e me të gjitha mënyrat të pushtetit) nuk ngjit, nuk frymzon. Përreth saj gjindet një destine e vogël që është e lidhur me përfitimet edhe në opozitë, deri në gramët e fundit e me mitin e liderit të pandryshueshëm dhe një grusht idealistësh “të pandreqshëm”. Megjithë veprimin e amullt e me mosveprimin e saj por edhe me këmbënguljen gati frenetike për ta konservuar stauquonë, domethënë krizën e demokracisë, siç na thanë edhe zgjedhjet e Kukësit, ajo po venit edhe më shumë shpresën e venitur të shqiptarëve për ta rrëzuar despotizmin e këtij pushteti.

Prijësit opozitarë as nuk ngrohin as nuk ftohin. As nuk mbajnë krahun…Ata, si duket, presin të shkoklohet pushteti e të bjerë, prej peshës së rëndë të skandaleve të veta. Kurse opozicioni shpresëthyer, shumica e shumicës së këtushme jeton letargjinë dimrore: Shqipëria nuk bëhet. /Nga Frano KULLI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e mërkurë, 4 tetor 2023…
Artikull pasardhës: NDODH PËR HERË TË PARË – Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA shkarkon kryetarin e vet, çfarë ndodh tani…?!

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
protesta baks rrjoll tirane 2026

VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
ambulance policia naten 2023

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.