Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA FITORE BECI – A do të zgjedhë Shkodra të ngrihet mbi traumën ndërbreznore…?

ShkodraWeb 27 April, 2023
fitore benet beci 2023

Shumë shpesh ndër vite kam dëgjuar vjehrrën time, Vlerën, të tregojë me lot në sy një histori traumatike nga fëmijëria, atë të shpronësimit të çifligut e marrjes së lopëve nga regjimi komunist. Ajo tregonte se si babai i saj, që ishte edhe veteriner, përpiqej t’u jepte të dhëna për emrin, moshën e karakteristika të tjera të lopëve që i kishte rritur vetë dhe çdo përpjekje e tij ndërpritej me shprehjen: “Mbylle gojën, borgjez i ndyrë!”. Ajo e mbarti atë traumë të poshtërimit të të atit ndër vite pa mundur ta harronte. Stresi post-traumatik është i njohur si fenomen. Çdokush ka ngjarje traumatike gjatë jetës më shumë ose më pak të rënda që jo vetëm nuk harrohen, po mund të shkaktojnë panik, ankth, vigjilencë të ekzagjeruar, depresion etj. për periudha të gjata ose dhe përgjithmonë.

Por një fenomen i ngjashëm dhe shumë më interesant dhe kompleks është trauma ndërbreznore. Kjo është transmetimi i përvojave traumatike te brezat e mëpasëm dhe te shoqëria në mënyrë kryesisht të pandërgjegjshme. Termi traumë kolektive përdoret në rastet kur trauma prek shumë njerëz brenda një grupi. Për herë të parë e dëgjova këtë term nga një koordinatore nga Londra me të cilën punoja me refugjatët afganë në Shëngjin. M’u duk shumë interesante dhe e hulumtova si teori. Mendimi im modest është se ky fenomen ka ndodhur në shoqërinë shkodrane. Një traumë kolektive e përcjellë ndër familje e breza si përgjigje ndaj përvojave negative gjatë regjimit të egër komunist, ndaj të cilit ranë viktimë e u persekutuan me dhjetëra familje të nderuara e të pafajshme shkodrane.

Në Shkodër sa herë vizitojmë xhaxhain e Benetit, Ismetin, e shoqja, Vjollca, në mënyrë të përsëritur flet për vuajtjet e kaluara në internim. Nuk e teproj nëse them se ngado që shkon biseda prapë rrotullohet po aty. Duket sikur gjithçka është ndërprerë aty. Një traumë e pashëruar. Më pas e konstatova edhe te persona të tjerë, por edhe te shumë komente negative e agresive ndaj Benetit që mundoheshin ta etiketonin si pasardhës apo simbol i vrasësve komunistë, që është jo vetëm shumë poshtëruese, po edhe shumë larg së vërtetës.

Askush nuk e mohon apo mbulon dot historinë. Nga krimet e regjimit komunist nuk ka vuajtur veç Shkodra. Kurrë mos u kthefshin ato vite dhe s’kanë shanse të kthehen. Ajo është një periudhë e errët dhe e turpshme nga e cila kemi vuajtur në një mënyrë apo tjetër të gjithë, ndoshta Shkodra pak më shumë. Po a do të vazhdojmë të jetojmë kolektivisht në të kaluarën duke mos lejuar mbylljen e plagëve e shërimin e traumave të trashëguara nga brezat paraardhës apo do të shohim përpara të ndërtojmë një jetë më të mirë për fëmijët tanë e brezat e ardhshëm?

Ato që kanë ndodhur nuk çbëhen dot. Ime më vdiq e re dhe e pa vetëm një here nënën e vet pas 18 vjetësh nën mbylljen komuniste. Si emigrantë kosovarë jemi përndjekur nga Sigurimi e kemi pasur përgjues të instaluar në shtëpi. Si mund ta harroj kur kthehesha nga shkolla e gjeja time më duke qarë se kishin arrestuar dajën Namik apo një kosovar tjetër? Im atë ka një dosje mbi 1000 faqe nga sigurimi i shtetit me mbi 100 “miq” e komshinj që hynin e dilnin në shtëpinë tonë e që e kanë spiunuar sistematikisht; shokë të afërt, që u ka bërë dasmën e ka pirë kafen e përditshme e prapëseprapë ka gjetur kurajën e zemërgjerësinë t’i justifikojë se ka zgjedhur të shikojë përpara. Siç kanë bërë ata që kanë vuajtur holokaustin, luftërat, persekutimet, internimet e plot trauma individuale apo kolektive.

Njerëzit e popujt e fortë kanë aftësi të ngrihen mbi të kaluarën, të falin e të shikojnë përpara nëse kjo është për të mirën e shoqërisë.

Asnjëri nga ne nuk e ka në dorë ta ndryshojë të shkuarën e dhimbshme, por të gjithë bashkë e kemi në dorë dhe u detyrohemi fëmijëve tanë një përpjekje për të parë përpara drejt së dobishmes. Kush e rikthen të kaluarën qëllimisht e për t’i vënë shkodranët në sedrën antikomuniste në thelb pengon përparimin e Shkodrës.

Shkodra e ka mençurinë dhe aftësinë për të reflektuar e për t’u ngritur mbi traumat e së kaluarës. /Nga Fitore BECI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Trajtimi bëhet sipas parametrave evropiane”, Bardh Spahia: “Strehëza e qenve endacakë” do të jetë gati brenda pak ditësh
Artikull pas: Gjendet motori i përdorur në atentatin ndaj Ardian Nikulaj, ishte pranë banesës së porositësit të dyshuar të vrasjes

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.