![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/6AFC0EEE-0917-49B9-A2DA-C073BDFB2BF6.jpeg?x28643)
“Zâ Fest – Muzikë dhe rrëfenja nën hijen e malit” ishte motoja që prezantonte këtë festival, i cili filloi rrugëtimin e tij në vitin 2017. Festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare, Bashkia Shkodër ishte një nga institucionet kryesore që menjëherë e mbështeti këtë festival në kuadrin edhe të aktivitetit “Festa e Trashëgimisë Kulturore”.
Emri i festivalit synonte të kthente një traditë të përvitshme, duke promovuar muzikën, vlerat natyrore dhe kulturore të zonës së Thethit, në funksion të turizmit malor.
“Zâ Fest” i organizuar për 3 ditë radhazi, një koncerti i madh festiv me të ftuar nga Shqipëria dhe më gjërë; me performanca muzikore live nga artistët, me lojra popullore, me panair të produkteve vendore të zones, me panair të punimeve artizanale kishte për bazë thjeshtësinë edhe vlerën si identitet, por edhe rizgjimin e kulturës sonë.
Për tre vjet rresht ishte një mobilizim për të gjithë ata, që donin të udhëtonin drejt Thethit, me mjetet e tyre apo me grupet e organizuara turistike.
Në vitin 2020, “Zâ Fest”, u organizua nën masat e kufizimit për shkak te pandemise Covid- 19. Pandemia rikonceptoi dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore. “Zâ Fest”, u përpunua për transmetim online dhe në mediat vizive. Regjistrimet e përformancave të artistëve u realizuan tek: Syri i Kaltër, Ujvara e Thethit, Kulla e Ngujimit, Shtëpia e Rrenume dhe për të parën herë edhe në Kalanë e Rozafës.
Me fillimin e mbështetjes edhe nga Ministria e Kulturës, në vitin 2021, duket se festivali filloi të ndryshonte qasje. Muzika dhe rrëfenjat nuk po zhvilloheshin më nën hijen e malit, por në lagjet e qytetit dhe në Kalanë e Rozafës, ku hyrja është me pagesë.
Edicioni i VI- të, kulmoi me mbylljen, në Kalanë e Rozafës, dhe meqenëse inflacioni është rritur në mënyrë galopante, edhe vlera e biletave kishte pësuar rritje.
Ky festival nuk filloi nga hiçi, por nga vullneti dhe dashnia e bijve të saj, si një qytet që ka nxjerrë vazhdimisht nga gjiri i vet artistë dhe artdashës.
Është meritë e ideatorit Vlashent Sata, Bashkisë Shkodër që i dha jetë dhe e rriti këtë festival, i gjithë sponsorëve në vite, banka, subjekte private, organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, që e duan Shkodrën dhe vendlindjen e tyre.
Është kollaj të marrësh lëvdata për një vepër të ndërtuar me mund e sakrifica, vetëm për një mbështetje financiare të shtuar. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/