NGA EMILIA KOLIQI – Qeveria me oligarkët po ndërhyn në rritjen e çmimeve që të ndajë fitimet me to edhe në këto kohë krize

Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, efekti zinxhir i rritjes së çmimeve, ka ndikuar në industrinë prodhuese të vendit, në produktet e shportës dhe rritjen e varfërisë. Si të gjitha shtetet e tjera të botës edhe Shqipëria duhej të ndërmerrte të gjitha masat e nevojshme për t’ju përgjigjur
precipitimit të situatës.

Ndërkohë që familjet shqiptare prisnin nga qeveria ndërmarrjen e hapave konkrete për të përballuar situaten e veshtirë ekonomike, i vetmi hap i ndërmarrë është krijimi i bordeve të transparencës për çmimet bazë. Përpjekjet e qeverisë për të prezantuar bordet e transparencës së çmimeve të karburanteve dhe çmimeve të shportës si garantuesin e qendrueshmerisë së çmimeve, po rezulton i pasuksesshëm.


Në vend që qeveria të kujdeset për të garantuar funksionimin normal të tregjeve, duke evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha sjelljet abuzive, kujdeset të krijojëstruktura të cilat kurrsesi nuk mund ti përgjigjen funksionimit normal të tregut të lirë.

Fiksimi i çmimeve nga shteti, është një praktikë, që bie ndesh me ekonominë e tregut dhe është e destinuar të dështojë. Ka një numër të konsiderueshëm institucionesh, të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptar për të vendosur standarte dhe për të siguruar stabilizimin e tregjeve në vend me qellim parandalimin e abuzimit me tregun. Është paradoks fakti që krijohen struktura paralele, të cilat nuk janë gjë tjetër përveç se show i radhës.

Ndryshimet e shpejta dhe zhvillimet e reja me të cilat po ballafaqohemi kërkojnë ndërhyrje konkrete për të garantuar integritetin e tregjeve. Ngritja e një bordi të transparencës për tu përgjigjur këtyre zhvillimeve është e inefiçente.

Deri tani nuk kemi parë një analizë të mirëfilltë kostosh për të kuptuar sesi bëhet përcaktimi i çmimeve të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës. Kohëzgjatja e fiksimit të çmimit ndryshon çdo javë pa asnjë analizë kostoje.

Në një ekonomi tregu funksionale një gjë e tillë është absurde. Ndërkohë rritja e çmimit të karburanteve vazhdon të jetë përtej normave. Shpallja e situatës së vecantë, e cila duhet bërë me VKM, u bë me Aktin Normativ nr. 5, sëbashku me ngritjen e bordit të transparences.

Si është e mundur që përfundimi i kësaj situate përcaktohet me vendim të këtij bordi? A ka një hierarki ligjore në të cilën mbështeten këto ndryshime?
Bordi i Transparencës ka si detyrë monitorimin e çmimeve për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzive.

Me datën 1 mars 2022, kur nuk kishte bord transparence, çmimi i naftës për fuçi në bursë, ka qenë 111 $, në tregun shqiptar, çmimi ka qënë 192 lek, ndërsa me 15 mars kur bordi i transparencës u krijua, çmimi i naftës për fuçi ka qenë 100.2$, ndërsa çmimi në treg është përcaktuar 211 lekë?

Si justifikohet e gjithë kjo diferencë në rritje prej 19 lekësh, kur çmimi në bursë bie? Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazohet në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve me taksat: akciza, taksë qarkullimi, taksë karboni, tvsh dhe tarifa e markimit dhe skanimit. Të gjitha këto taksa e tarifa zënë 60 % të çmimit të naftës e benzinës.

Nga njëri akt normativ në tjetrin, të cilët po i shqyrtojme sot, u bënë shumë ndryshime në metologjinë e llogaritjes së çmimeve, nën presionin e oligopoleve të hidrokarbureve. Ndryshimi i parë, qëndron në kalimin e llogaritjes së çmimit të shpallur ne USD nga bursa ne Platts mbeshtetur ne kushtet CIF Med, ne kushtet FOB Med per gazoilin dhe benzinen, duke i shtuar premion e paguar realisht dhe te dokumentuar nga operatoret.

Pra premio (një tarifë për transportimin e produktit në Mesdhe, deri në port), nuk duhet të jetë më 20 dollar/ton, sipas aktit normative nr 5, por sipas faturave. Ku është transparenca e çmimit, sa do të rritet çmimi?

Ndryshimi i dytë, qëndron në një ndryshim të plotë të llogaritjes së çmimit të gazit. Në këto ditë, qeveria e mori vesh se gazi i lengshem i naftes, ne momentin e mberritjes ne portet shqiptare eshte prone e porositesit te mallit. Per këtë arsye, per rastin e GLN (gaz i lengshem inaftes) çmimi duhet te percaktohet sipas fatures se importimit te siguruar nga shoqerite e tregtimit me shumice.

Po si ka mundësi që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kemi patur dijeni për pronësinë e mallit dhe llogaritja e çmimit paska qenë e gabuar? Nëse porosia nuk është pronë e porositësit, e kujt është prona e të gjitha porosive, që bëhen për naftën dhe benzinën, për të cilat ndryshoi vetëm premio-ja? Në relacionin që shoqëron aktin normativ, shpreheni se ka raste që shoqatat importuese kanë paguar premio 60-80 dollar për ton,

Ju po ndryshoni edhe marzhet e percaktuara 1% per shumicen dhe 5 % për pakicën mbi çmimin e blerjes se benzines, gazoilit dhe GLN-se, meqenëse jane kundershtuar nga operatoret e tregtimit me shumicë dhe pakicë si të pamjaftueshme per te mbuluar kostot operacionale te operatoreve.

Përderisa pesë shoqëri hidrokarbure, që kane xhiron më të lartë në vitin paraardhës, kanë përfaqësuesit e tyre në bord, patjetër që çmimet do të
përcaktohen nga ana e tyre. Per kete qellim u parashikua ndryshimi i formules, duke llogaritur marzhin ne vlere absolute 15 leke per liter. 3 lekë për shitjen me shumicë dhe 12 lekë për shitjen me pakicë.

Me këto ndërhyrje të diktuara nga operatorët, bordet e transparencës, rezultojnë ineficientë dhe nuk po kryejnë misionin për të cilin janë krijuar. Asnjë lehtësim i barrës së çmimeve të rritura për qytetarët shqiptar!

Qeveria së bashku me oligarkët, po ndërhyn në rritjen e çmimeve, që edhe në këto kohë krize, të ndajë fitimet me to! Me një njoftim të APP, drejtuar të gjitha Autoriteteve dhe Enteve Kontraktore, që me datën 23 Mars 2022, i tërhiqet vemendja për mbajtjen në konsideratë të AN nr 5, gjatë procedurave të prokurimit, por njëkohësisht i vihet në dukje edhe publikimi i çmimeve ndërkombëtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në buletinin e njoftimeve publike, për efekt transparence.

Edhe në publikimin e fundit datë 19 Prill, premio është e caktuar 30 dollar/ton. Si ka mundësi që bordi nuk merr parasysh një dokument zyrtar të publikuar nga institucioni shtetëror, që e ka detyrë shtetërore?

Po institucionet publike cilin çmim duhet të aplikojnë gjatë procedurave tē prokurimit? A ka më kuptim procesi i prokurimit, nqs çmimet në Shqipëri caktohen me Akt Normativ ose VKM? Jeni më të kthjellët në propozimin e marrjes së masave, pasi nuk mund të luhet me fatin dhe durimin e qytetarëve shqiptar. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, fjala e mbajtur në seancë plenare në Kuvend, 21 prill 2022/