Skip to content
9 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EDISON YPI – Shën Kadare…

ShkodraWeb 1 July, 2024
edison ypi ismail kadare 2024

I ra Ferrit mespërmes, majtas, djathtas, para, mbrapa, lart, poshtë, diagonalisht, kryqetërthor, rrethepërqark. S’la zgëq pa ja parë. S’la qosh pa ja ndjerë. S’la hile pa ja nxjerrë. S’la sekret pa ja zbuluar. S’la torturë pa ja vuajtur.

S’mbeti budalla pa e përgojuar.
S’mbeti analfabet pa i vënë në dukje gabime në stil dhe përmbajtje.
S’mbeti mediokër pa e mësuar perfeksionistin e tekstit si duhej të shkruante.
S’mbeti burokrat partie pa e kërcënuar për gabime ideologjike, pa i treguar hekurat, prangat, burgun.
S’mbeti injorant pa e kritikuar. Atëhere për vigjilenca, ideologjira, të munguara. Sot për kodra mbas bregut.
S’ju tut aspak, as atyre, as këtyre, dhe askujt tjetër.

E çorrën, e ropën, e baltosën, e grisën, e kafshuan, turlilloj qensh e zagarësh. S’lëvizi nga llogorja.
Analfabetët që s’kishin lexuar asgjë iu vërsulën me kritika dhe këshilla nga më absurdet, nga më halucinantet. S’u tund nga istikami
Nga kooperativistat, traktoristat, proletarët, stakanovistat, fituesit e garave, mbajtësit e yllit, valavitësit e Flamurit, shtruesit e rrogozit, puthadorët, këpucëlëpirësit, ushtarët, detarët, marinarët, toksorët, ajrorët, të gjallët, të vdekurit, deri te akademikët e thekur, e qortuan pafundësisht për mungesë vigjilence, mos zbatim të Luftës së Klasave, ujë në mullirin e armikut etj. etj. etj. S’ja bëri tërr syri.

Rrenat dhe intrigat që ja thurën ziliqarët, s’patën të krahasuar me ato të Mesjetës. S’pordhi asnjërin. I bëri pluhur e hi të gjitha.
Aleancën më të qelbët mes Sigurimistave dinakë dhe të vuajturve budallenj e mëshiroi dhe dënoi si e meritonte, me heshtje.
E goditën me gjyle balte në mbledhje kolektivi. E ndotën mbi rrroba. I pastroi me një të shkundur.

J’u vërsulën me plumba dhe bomba nëpër plenume. Artileritë e tyre qesharake, mbi veprën kolosale, nuk bënë asnjë efekt. Talli dhe përbuzi artilierët e llumeve dhe plenumeve.

Në veprën oqeanike nuk ka absolutisht asgjë autoreferenciale. Shkroi milione e miliona fjalë. Dhe atë që llapaqenat e kanë të tretën fjalë -unë – nuk e shkrojti kurrë. Asnjëherë të vetme.

Ta shaje ishte meritë që duhej të kishe paturpësinë ta bëje.
Ta lëvdoje ishte rrezik që duhej ta përballoje.
Edhe më të qelbtit, edhe më të neveritshmit, edhe më rrezikshmit, nuk gjetën dot kurrë diçka të besueshme, diçka faktike, diçka objektive, diçka bindëse, sado të vogël, sado të imët, sado të largët, për ta goditur.
S’ja ndërtojmë dot një kishë a një tempull të madh e të lartë sa e meriton, se e vjedhim pa e filluar.
S’ja ngremë dot një shtatore prej floriri, se floriri na duhet për unaza nëpër gishta dhe zinxhira nëpër qafa.
Nga tërë kjo zhurmnajë pa pikë kuptimi, pa presje çlodhëse, pa pikpyetje frike, vetëm me pikçuditse të pafundme, iku të çlodhet pak. /Nga Edison YPI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – Humbi zgjedhjet përballë Tonin Gjuraj, rektorja e komanduar Këçira ankimon vendimin e KIZ- it
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 2 korrik 2024…

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.