Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

NGA EDISON YPI – Qajtore dhe vajtore gjithandej…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Në Prishtinë e shkruajnë “Qajtore”, por është “Çajtore”. Në Tiranë e shkruajnë Bar, Kafene, Pub, por është “Qajtore”.

Pronari i Qajtores së Tiranës 20 vitet e para të jetës ka ngrënë dy herë në ditë përshesh me kos. Tani mban zinxhirë floriri rreth qafës së dhjamur.

Në Qajtore dy studente flasin pa u ndalur me sy e vetulla duke flakur sa majtas sa djathtas qafave të bardha floknajat e zeza duke i thënë njëra-tjetrës asgjë.

Tre djem të rinj me mjekrra të vizatuara si parzmore mesjetare nga ata që s’kanë prekur kurrë femër me dorë, diskutojnë seriozisht për selfie dhe aventura sentimentale inekzistente.

Një mesoburrë që lexon gazetat duke rrufitur kafenë përballë murit, bën reforma, thur e çthur me mendje parlamente e qeverira, dënon, fal, bllokon e çbllokon situata të ndërlikuara politike, juridike, ekonomike, gjeopolitike.

Muzika e sfondit sipas shijeve të banakierëve, shkatërron pa mëshirë kiminë cerebrale të qajtoristave.

Tre tipa “bëjnë biznes” përmbys mbi ca skica me shifra dhe vizatime që duken si harta yjore.

Disa vogelushë i vërsulen një qajtoristi për t’i shitur të njëjtat paketa dhe çakmaqe. Fitimtari është gjithmonë një kërthi sykaltër qethur tullë.

Të afrohet dikush që ta bën falas testin e budallallëkut. Të thotë rrëzë veshit se ka mbetur pa “miell”. Tmerrohesh se e mendon të uritur. Por vjen shpejt në vete, kupton për çfarë “mielli” është fjala kur të thotë se ta shet për 10 mijë lekë të vjetra një zinxhir “prej floriri”, që në fakt është prej bronxi.

Sa shumë Qajtore. Rogneri, Sheratoni, Grandi, Qajtore luksoze. Gabi Qajtore që na vesh me zhelet dhe zhulat e dynjasë. Qajtore restorantet ku shqiptarët ngopin urinë e etërve me male mishi, bërxolla, tava dheu, rrëke dhjami nëpër turi.

Qajtore dhe Vajtore gjithandej! /Nga Edison YPI/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 30 shtator 2020…
LAJM PAS: VIDEO – Nis votimi në selinë e PD- së Shkodër, kryetari Xhevdet Amuli flet për mediat, ja mënyra e votimit…

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

28 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër

TË FUNDIT

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

28 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.