Tani se kush është Edi Rama u mor vesh. Një mashtrues prej të cilit dhe mashtrimi ka turp. Por pas 8 vitesh sundimi që ai vetëquan qeverisje, Edi Rama u tha deputetëve të tij që deri në zgjedhje, qytetarëve “edhe kur nuk ua zgjidhin hallin, të paktën qajani atë”.
Domethënë, pas 8 vjetësh atyre që u premtoi Rilindje dhe e votuan, qeverimi i Edi Ramës përfundoi fiks tek fytyra e mashtruesit që ai është. Një njeri që kur ta vë dorën në sup, një prej gjymtyrëve të dorës qëmton mbasshpinën e kujtdo që i rri afër.
Domethënë, ata që priten me terezi zgjidhjen e halleve, tani maksimumi mund të sigurojnë një qarje dyshe me deputetin e zonës dhe pastaj o burra ke kutia me lot ndër sy, për hallin pa t’ zot. I madh je për be.s lac!
Ti je fiks shprehja që e rrotullon prej 8 vitesh si arra e bajame bashkë në gojë “mos i merrni shqiptarët për budallenj”. Ti jo vetëm që i merr, por edhe i trajton si të tillë sistematikisht.
Ky njeri ka 19 vjet në pushtet dhe sot ka akoma gojë të flasë për halle që vetëm mund të qahen, por nuk zgjidhen. Ky njeri që për ministër Financash i jep shqiptarëve Arben Ahmetajn, për ministër të Shendetësisë Ilir Beqjan, për ministër të jashtëm një toç kuklle që i bie në qafë termit “shqiptar i Kosovës” e kështu me radhë e kë të qaj më parë, tani bën “mea kulpa” duke tentuar t’ ia hedhë menderës duke i qarë hallet shqiptarëve nga resortet e nën- oligarkëve të tij! Ky kripto-hajdut i pacipë jo vetëm i parave të shqiptarëve, por i vetë fatit të tyre, meriton një dajak të shëndoshë elektoral si fillim…
P.S. …e mandej dhe një tjetër aty ku më shumë se i dhemb, në fakt i pëlqen! /Nga Bledian KOKA, gazetar/