NGA AT ZEF PLLLUMI – Nji shejt Musliman Shqiptar…

Pater Marin Sirdani ishte lindë në Bogë të Malësisë së Madhe, si dhe vllau i tij mâ i vogël Dom Aleksandër Sirdani. Në moshë të vogël mbetën të dy jetima, pa babe e nanë. Kushrijt e tyne të largtë i muerën në Guci ku banojshin.


Vorfnia e madhe i ngushtoi që t’i lypshin ndihmë hoxhës së Gucisë. Ai kur muerr vesht se fëmijt ishin nga familje katolike, për mos me u ndrrue fenë, i uli në Shkodër dhe trokiti ndër institucione katolike. Në moshën 9-vjeçare Marinin e shtini në kolegjën françeskane ndërsa Lekën rreth 5 vjeç e vendosi në nji azil fëmijsh parashkollorë që mbajshin murgeshat servite.

Pater Marini gjithnji e mbante ndër mend fëtyrën e atij hoxhës mjekërdendun, që e kishte çue në derë të fretënve, e nderonte kujtimin e tij dhe vazhdimisht thonte se Hoxha i Gucisë ishte kenë “ Nji Shenjt Musliman Shqiptar”. /Shkëputur nga “Rrno vetëm për me tregue”/

ShkodraWeb Channel