Kategoria Superiore rikthehet nesër me ndeshjet e radhës. Java e 3-të premton spektakël, me ekipet e mëdha që duan të triumfojnë.
Vllaznia pret në shtëpi Tiranën në orën 16:45. Newsport ka bere te ditur pak minuta me pare se në këtë takim arbitër kryesor të jetë Enea Jorgji.
Jorgji ka mjaft eksperiencë dhe është menduar se ai është i duhuri për të vendosur drejtësi.
Por ne fakt ne Shkoder kane shume pakenaqesi per kete arbiter i cili ne jo pak raste e ka ndeshkuar Vllaznine.
Ka ndodhur dhe kampionatin e kaluarn, po ndaj Tiranes kur Jorgji nuk akordoi nje 11-metersh mese te paster ne minutat e para te ndeshjes per nje pengim ne zone te Emerson.
Perzgjedhja e Jorgjit per te drejtuar edhe sfiden e neserme kuptohet qe nuk eshte nje zgjidhje e mire e njerezve pergjegjes ne FSHF megjithate shkodranet shpresojne qe Jorgji te mos gaboje serish ne dem te tyre.