Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI – Ekuilibri i jetës…

ShkodraWeb 3 May, 2024
arlinda causholli ekuilibri i jetes 2024

I kisha ngulur sytë brumit të picës që hapej me shpejtësinë e lëvizjes së ajrit ndërsa rrotullohej në gishtërinjtë e djaloshit që e kishte ndalur vështrimin diku. Pica hidhej lart, zbriste poshtë….hapej…..hapej…..kaloi për një çast pas kurrizit të tij, ku e priste dora tjetër që e ndihmoi të shkonte lart prapë, dhe e hapi më tej….Në fytyrë i kishte rënë disi pluhuri i miellit, por e bardha i shkonte.

Këta jemi ne…..Biem poshtë, ngrihemi, fluturojmë, rrotullohemi, diku bëhemi më të ndjeshëm, diku bëhemi më të ngurtë e diku na hapet një zbrazëti që nuk mbyllet më. Por mënjanë vështirësive të shumta që na jepen pa kursim nga shoqëria ku jetojmë, sepse vendin e kemi të bukur, besoj fort se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë.Kam takuar më shumë se 8 mijë njerëz këte dekadë. E kisha programuar më saktë, t’i takoj.

Njerëz me profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, me aftësi të ndryshme, me mendje të ndryshme, me pasione, me ëndrra, me dëshira të fshehura, me të thëna dhe të pathëna. Njerëz të bukur, megjithëse në dukje të padepërtueshëm, ca në prag pesimizmi, ca në prag gëzimi, ca të mbijetuar nga sëmundjet, ca të rilindur nga ndjesia e mrekullueshme e të bërit prindër për herë të parë, ca me pasionin e fjalës, ca me pasionin e natyrës, sportit apo librave.

Pavarësisht se mund të përplasemi përditë me ngjarje të stisura vrullshëm nga një kategori që nuk përfaqëson një vend të tërë dhe që mund të ndikojë në gjallërinë e një dite të re, pjesa dërrmuese e jona zgjohet në mëngjes me dëshirën për të jetuar qetë, për të parë fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të arrirë, për të punuar dhe për të lënë gjurmë të mira, me dëshirën për të kontribuar për shoqërinë dhe për të qenë të guximshëm ndaj ndryshimeve.

Lum ai që ka kurajon të përplaset andej-këtej si brumi i fillimit të këtyre rrjeshtave dhe të hapë mendjen, ta dashurojë të mirën dhe ta flasë me zë të lartë. Me zërin më të lartë që ka. Duhet të ndjehet i fortë. Forca krijon ekuilibër. Ekuilibri i mbijeton çdo lëvizjeje të furishme, si ajo e picës që po shihja unë…. U bë njësh me hapësirën, por kthimi në duart që e lëshuan ishte pambarimisht i sigurtë. /Nga Arlinda ÇAUSHOLLI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ndërpritet gjysmëfinalja e tretë e basketbollit Teuta- Vllaznia, klubi kuqeblu reagon në rrjetet e veta sociale…
Artikull pasardhës: NGA EMILIA KOLIQI – Qeveria shqiptare 310 mln euro detyrime për vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.