Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ANA SHKRELI LISI – Një Shkodër si kjo, nuk mund të gabojë…!

ShkodraWeb 3 weeks ago

Çfarë ndjesie të bukur – për fat të keq pothuaj të harruar- përjetova në këtë mëngjes të shtune. Prej vitesh refuzoj të ndjek propagandën e politikës në kohë fushate dhe tanimë jam krejtësisht indiferente ndaj saj, ama – prej një rastësie të bekuar – ndërkohë që pija kafenë e mëngjesit duke humbur mendjen në rrjetet sociale, më doli përpara video e një kënge, e titulluar “Si ke ndje”, e kënduar nga një vajzë që i dedikohej Shkodrës! E kishte postuar Benet Beci, kandidati për kryetar i bashkisë Shkodrës, shoqëruar me hashtagun #shkodrapozitive

O Zot çfarë energjie e mirë! Çfarë tingujsh qiellore! Çfarë qytetarie! Çfarë zëri engjëllor dhe sa e bukur ajo kaçurrelse shkodrane që i këndonte qytetit të saj. E ndoqa deri në fund dhe me sytë e fantazisë i vizitova, edhe unë me biçikletë njësoj si ajo, të gjitha ato vende në Shkodër. Personalisht kam një lidhje shpirtërore me Shkodrën, prej paraardhësve të mi, ama jam absolutisht e bindur që kushdo që e ka shkelur këtë qytet një herë në jetë, ka mbetur i magjepsur prej tij.

I thonë djep i kulturës dhe të drejtë kanë! Pak vende mund ta kenë guximin të krahasohen me historinë dhe kulturën e Shkodër loces tonë. A ma do me kala, a ma do me arkitekturë, a ma do për figura të shquara e personalitete botërorë, a ma do me kulturë, me muze, me histori… Shkodra është unike! Shkodra të thërret e pasi ta fitosh nuk të lëshon më. Shkodra të tundon me rrugica, me shtëpi të vjetra, me det, me lumenj, me liqen e me mal…

Shkodra i ka shoqet e rralla!

Shkodra ka edhe tangërllik, por të atij llojit që i shkon. A keni qëlluar ndonjëherë në një dasmë shkodrane? Zor ta gjeni një magji të tillë diku tjetër! A e keni shëtitur ndonjëherë Shkodrën me biçikletë? Provojeni në rastin më të parë që iu del përpara. A keni hyrë ndonjëherë në një kishë në Shkodër? Po në xhami?

Ja këto mendova këtë mëngjes pranvere, ndërsa ndala në një këngë që Benet Beci, kandidati për kryetar i bashkisë së Shkodrës e kishte postuar në profilin e tij, “si dhuratë nga artistët shkodranë për të”.

“Si ke ndje”, pyeste kaçurrelja bukuroshe e këngës. “Diçka” më vinte të përgjigjesha, “por pasi të dëgjova ty, ndihem fantazi”.

Pastaj shfletova profilin e Benet Becit, një pinjoll Shkodre 24 karat, fort i fisëm në gen e personalitet. Dhe kujtova postulatin e famshëm, “klasi nuk është ujë”. Klasi do themel, do të shkuar, të tashme dhe të ardhme. Klasi nuk ta fal gabimin dhe as gabon.

E falënderova me mendje kandidatin Benet Beci që me kishte respektuar edhe mua, edhe ty, të gjithë ne në këtë postim të së shtunës, me këtë këngë qytetare, me këto tinguj qiellor, zë engjëllor e fytyrë të bukur. Me këtë ftesë qytetare për të parë Shkodrën.

Shkodra është e mençur! Për këtë arsye dhe gjitha të tjerat që rendita më lart, unë e di që ajo nuk mund të gabojë në këtë ofertë politike.

Continue Reading

Previous: Ekzekutoi 51 vjeçarin në lagjen “Skenderbeg” të qytetit, Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për 34 vjeçarin
Next: “Bashkë Fitojmë sepse ne i kemi ndërtuar prioritetet duke dëgjuar zërin e qytetarëve”, Bardh Spahia në Rajonin 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

28 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Siguroi pjesëmarrjen në Conference League, Vllaznia nis menjëherë ndryshimet në stafin teknik…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

28 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.