Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ADRIATIK DOSTI – Ju nuk e keni nderuar, por përkundrazi e keni ofenduar Shkodrën z. President!

ShkodraWeb 23 January, 2022
adriatik dosti ilir meta

Z.President i Shqiperise! Jua kam thene edhe here te tjera publikisht se nese perpjekja jote per te bere diçka te mire e pozitive duke nderuar e respektuar si askush tjeter me pare ne postin tend artiste e sportiste ne mbare vendin.

Fatkeqesisht verej me shqetesim se keshilltaret e tu te kesaj fushe ose edhe ata qe bashkepunojne me ta per te paraqitur ty me pas listen e atyre qe vertet meritojne te dekorohen e te nderohen ashtu siç ju takon, le shume per te deshiruar duke ngjallur me “perzgjedhjen” e tyre mjaft pakenaqesi e mosaprovime qe fyejne e ofendojne mjaft personalitetet te cilet as i bien gjoksit me grusht per çka ka bere e dhene per qytetin e vendin e tyre por as edhe paguajne para per sekseret e dekorimeve per te qene edhe ata ne listen e Mjeshtrave te Medhenj a te Nderit te Kombit, vleresime keto qe drejte me ta thene sikur po zhvleresohen realisht çdo dite.

Nuk eshte e lehte te besh vleresime te tilla z.President ne qytete si Tirana, Shkodra, Vlora, Durresi-Kavaja, Elbasani e Korça ku ata te cilet realisht vlejne te nderohen e respektohen jane aq te shumte sa nje “pakujdesi listash e propozimesh” shkaktojne efektin e kundert madje jo vetem tek personat ne fjale por thene drejt e ndershmerisht shkaktojne edhe reagimin negativ ne opinionin publik i cili eshte shume i ndjeshen ne kesi rastesh.

Ndoqa me kujdes dekorimet e tua ne Shkoder z.President dhe te them te drejten mbeta shume i pa kenaqur jo vetem si njeri i hershem i sportit por edhe si gazetar po i hershem sportiv por edhe si njeri prej atyre qe pretendon me te drejte se historine e sportit shkodran e kontributin e tij te madh ne sportin kombetar shqiptar e njeh te pakten nja 100 here me shume se keshilltaret e tu e ndihmesit e tyre gazetare a cfaredo qofshin.

Nuk ka ekip a klub sportiv ne Shqiperi te mos kete ne sukseset e tyre edhe kontributin e sportisteve shkodrane…nuk ka ekip kombetar ne cdo lloj sporti te mos kete ne listen e vet edhe sportiste shkodrane ndaj me Shkodren kujdes sepse veç te tjerash eshte qyteti i vetem ne Shqiperi ku s’ka familje te mos kete ne perberje te vet o nje artist, o nje sportist o nje trajner…ndaj dhe une sa here ulem te shkruaj per te nuk nguroj ta quaj krenaria e kombit shqiptar, djepi i qyteterimit e civilizimit tone kombetar.

Pak kohe me pare ju dekoruat ekipin e futbollit te SK Tiranes per ate barazim historik e te famshem te 50 e kusur viteve me pare 2-2 me Ajaksin z.President dhe mire bete po ne kete llogjike nuk mund te lije dot pa bere te njejten gje fjala vjen per ekipin e basketbollit te meshujve te Partizanit te kohes se Agim Fagut apo ate te femrave te Tiranes po ne kete sport te kohes se V.Shakes e K. Kasmit qe ka ne historine e vet nje rekord per Guiness apo ekipin e volejbollit te femrave te Dinamos te Kreshnik Tartarit apo edhe ate Vllazni te fameshme te futbollit te viteve 73-83 etj.

U gezova shume per nderimin qe ju be miqve te mij te mire te futbollit I.Hoxha, S.Dani, F.Borshi etj, por kur flet per brezin e Feridit qe sipas meje eshte skuadra me e mire qe ka pasur Shkodra ndonjehere ne historine e vet nuk mund te lesh pa i dekoruar, nderuar e vleresuar edhe te ndjerin Suat Duraj, H.Dedjen, S.Cangen, A.Hafizin, B.Jeren, F.Rragamin, A.Arren, L.Vukatanen, F.Fakjen, I.Pashajn etj sepse ata ishin NJE, nje ekip klasi e njeri me i mire se tjetri.

Le t’i them dy fjale fjala vjen per te mirin shkodran, djale zotni, qytetar model , shok e mik i mrekullueshem e futbollist i shkelqyer Seit Çangen.

Luajti 11 vjet futboll tek Vllaznia e tij e zemres dhe me e mira skuader shqiptare e viteve 73-83…
Mbajti me nder fanellen nr. 6 dhe ishte nje nder mesfushoret -mbrojtes me te mire te futbollit shqiptar.

Fitoi 3 Tituj kampione 1973-74, 78, 83, fitoi 2 Kupa te Shqiperise ne 1979, 81 dhe u thirr disa here ne ekipet tona kombetare Shpresa dhe Kombetaren A.

E nisi me te madhin Xhod Shaqiri dhe e mbylli me te ndjerin Zan Rragami duke patur si shok skuadre e me pas trajner po tek Vllaznia edhe nje tjeter emer te madh te futbollit shqiptar Din Zhegen.

Pjestar i U-21 shqiptar qe zuri vendin e 3-te ne Ballkaniaden e Greqise ne 1976 me trajner Bejkush Birçen, kapiten ekipi po me U-21 ne ate barazim dramatik me Gjermanine ne Shkoder 1-1 ne 1981, i grumbulluar disa here edhe me ekipin tone Kombetar A, pjestar i formacionit te asaj Vllaznie te fameshme ne ate fitore te bujshme te saj ne kupat e europes ne 1978 kunder Austrise se Vjenes ne 1978, etj etj.

Nje nga djemte e futbollistet me te mire qe ka patur ne perberjen e vet Vllaznia por edhe nje nga qytetaret me te dashur e me te respektuar te Shkodres…e pra z.President c’ka duhet me teper se kaq per ti dhene edhe Seit Canges ate qe ai e meriton plotsisht pa qene nevoja me fut mik tek TY?
Pa e ndare ate nga shoket e koleget apo edhe bashkelojtaret e brezit e te kohes se vet me te cilet ai ndau ato suksese te medha te Vllaznise se fameshme te asaj kohe.

Sepse kur flasim per dekorime e kontribute prej sportit e sportisteve shkodrane z.President duhet bere kujdes edhe per familje te tilla te tana qe jane te lidhura pa zgjidhshmerisht me Shkodren e sportin e artin e kulturen e saj te tilla si familja Çanga, Dedja, Gruda, Basha, Bushati, Jubani, Dizdari, Dibra, Duraj, Shestani, Piraniqi, Barbullushi, Radoja, Ndoja, Grizha, Tafili, Sykja, Hebaj, Coba etj etj.

Sepse kur nisesh me dekoru e nderu dike ne Shkoder duhet te matesh 100 here e te vendosesh vetem 1 here z.President.

Sepse pavaresisht se disa edhe mund te jene nderuar e dekoruar me pare prej jush apo prej para ardhesve te tu une po te permend disa emra te shquar te sportit shkodran ne lloje te ndryshme sporti ku besoj jo vetem TY personalisht por krejt shkodraneve e ndjekesve te kah hershem te sportit shqiptar nuk do tu vije hiç mire qe ata vazhdojne te mbeten te harruar e te pa vleresuar.

E di qe te gjithe nuk do ti dekorojme e nderojme me tituj e medalje se nuk u be Deti – Kos, por te pakten tua japim ato atyre qe plotesisht e meritojne, t’i japim Cezarit ate qe i takon Çezarit. Fjala vjen, Palok Nikes, Anton Mazrekut e Qazim Dervishit.

Eshte marrezi me harru figura te tilla si V.Tufi, A.Dani, T.Guli, L.Kalleshi, P.Thani, Xh. Shestani bashke me te vellane Marinin apo Shestanet kampione te Notit.

Si mundeni me harru R.Radojen, R.Vorfen, N.Palin, apo Grimcin, Grizhen e fenomenalin e volejbollit shkodran M.Krroqin, te paperseritshmin A.Bushati e te mrekullueshmin V.Jubani.

Kush guxon me i anashkalu Xh.Shaqirin, Xh.Juken, E.Halepjanin, T.Piraniqin, E.Rrakiqin… ne futboll…apo P.Hoxhen e A.Belinoven ne peshengritje, vellezerit Tafili e Sykja ne çiklizem, N.Grima e I.Guri ne mundje.

Per te vazhduar edhe me arbitrat e saj te shkelqyer te futbollit qe su vleresuan kurre ashtu sic e meritojne T.Kalaci, T.Prela, A.Dervishi, A.Isufi per te shkuar me tej tek penat e shkelqyera sportive te saj qe nga Dizdari, tek N.Mehmeti, R.Uruçi, Y.Striniqi, G.Marku , R.Bigza etj etj.

Per te na ardhur turp nga vetja qe ende s’po e nderojme e vleresojme si duhet kontributin mbi gjysem shekullor prane Vllaznise e sportit kombetar shqiptar te Doktor Zyhdi Çobes.

Nuk mund t’i harrosh dot kaq kollaj edhe emra te tille si Çapaliku, Plumbini, Koçobashi, Lekaj, Paçrami, e deri tek V.Briza, L.Bersheni etj, apo si mundet me e harru Zef Gjonin e boksit shkodran disa here kampion absolut i Shqiperise.

E per te shkuar deri tek nje brez tjeter qe meritojne gjithashtu nderim e vleresim qe nga H.Zmijani, A.Grima, E.Martini, V.Sinani, Kotrri, Kepa, Dibra, Z.Shpuza e deri tek Balaj e Hysaj, e deri tek kampioni i madh europian i atletikes Smajlaj etj etj.

Jane vertet shume z.President qe meritojne nderimin e vleresimin e duhur prej jush e prej komunitetit sportiv shqiptar si dhe prej vete Bashkise se Shkodres pasi duhet t’u kthejme ashtu siç ju takon mirenjohjen per kontributin e tyre te madh ne sport, art, kukture e kudo, sepse e meritojne plotesisht.

Une keta kujtova per momentin e aq me shume pasi pashe dekorimet e vleresimet e tua te fundit ne Shkoder ku drejt me ta thane nuk u ndjeva fort komod z. President, ndaj do ishte ne nderin tuaj qe vlersimeve per sportin e sportistet e mrekullueshem shkodrane nder vite e dekada tu riktheheshit edhe njehere tjeter dhe me nje lloj vleresimi e respekti krejt ndryshe nga ky i deri me sotmi. /Nga Adriatik DOSTI/

Post navigation

Previous: “Loro Boriçi” i sjell fat Kukësit, verilindorët me 10 lojtarë mundin Skenderbeun, vendos goli i “blerjes” së janarit
Next: MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar, lajmin në rrjetet sociale të të atit e japin fëmijët e tij…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.