Skip to content
14 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

“Nëse votohet sot, PS+PSD marrin 84- 89 mandate”, Eduard Zaloshnja: Ngjitja e opozitës te 71 mandatet “malore”…

ShkodraWeb 7 December, 2023
eduart zaloshnja

Edi Rama deklaroi pa ekuivok në një studio televizive, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme – ato do të mbahen, sipas tij, në kohën e parashikuar më 2025. Po çfarë do të ndodhte në qoftë se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot?

Meqë kam në kompjuterin tim të dhëna të hollësishme të rezultateve të 5200 qendrash votimi qysh nga viti 2001, si dhe rezultate të shumta sondazhesh që kam zhvilluar vetë e që kanë zhvilluar të tjerë, pata mundësinë të ndërtoj një model simulacioni statistikor, për të llogaritur me afërsi se sa mandate parlamentare do të merrte sot mazhoranca PS+PSD.

Sipas modelit tim të simulacionit statistikor, zgjedhje të zhvilluara sot, me kodin aktual elektoral dhe me konfiguracionin e sotëm të partive politike, do të prodhonin një parlament ku mazhoranca PS+PSD do të merrte nga 84 deri në 89 mandate. Ky rezultat do të përbënte një rritje të ndjeshme ndaj 77 mandateve që mori mazhoranca PS+PSD më 2021.

Rritja e numrit të mandateve të mazhorancës nuk vjen nga rritja e kuotave të saj në sondazhe (krahasuar me 2021-shin), por thjesht nga dobësimi dhe fragmentarizimi i opozitës. Sipas modelit tim statistikor, mazhoranca PS+PSD do të merrte sot rreth 800 mijë vota, pak a shumë sa ç’mori më 2021. Nga ana tjetër, opozita gjithsej do të merrte sot diçka më pak se 600 mijë vota – të cilat do të shpërndaheshin mes “Bashkimit për Fitore” të Foltores dhe PL-së, PD-së së Bashës, dhe partive të reja që kanë dalë së fundmi. Si rezultat i fragmentarizimit të 600 mijë votave opozitare, mandatet e prodhuara prej tyre mund të arrijnë deri në 56 në skenarin më optimist, dhe vetëm 51 në skenarin më pesimist.

Kuptohet që parametrat e modelit tim statistikor mund të ndryshojnë deri më 2025 – çekani SPAK s’dihet ku e sa do të godasë majtas e djathtas, partitë e reja mund të fuqizohen deri atëherë, përkrahja solide elektrorale e derisotme ndaj mazhorancës mund të dobësohet, kodi elektoral mund të ndryshohet, etj. Sidoqoftë, ngjitja e opozitës deri tek 71 mandatet duket një malore shumë e fortë statistikore… /Nga Eduard ZALOSHNJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI – Ekzekutoi me dy plumba 41- vjeçarin e sapo kthyer nga Gjermania, ja kush është autori i shpallur në kërkim
Artikull pas: NGA ERMAND MERTENIKA – Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkurron” Njerëzimin….

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë… 13 July, 2025
  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.