Nese une do iki nga Shqiperia, nuk e bej me deshire…

Nga Blerti DELIJA
Nje shprehje e lashte te pakten se Bibla thote “Kush eshte pa mekat, te hedh gurin e pare”. E prap, duke e vijuar ka nje shprehje qe ne shqiptaret e perdorim shpesh “Guri i rende peshon ne vend te vet”. Mu kujtuan keto shprehje qe mund te quhen edhe “bashkerenduese” te njera- tjetres teksa lexoja e publikoja opinione e mendime lidhur me deklaratat e tenorit Agim Hushi, i cili ne menyre demonstrative ka braktisur Shqiperine per Austaline.
Nuk dua te merrem aspak me rastin ne fjale, duke u perpjekur ta pergjithesoj. Kane thene per italiane, por ne fakt edhe ne shqiptaret nuk i “leme gje mangut” si nje “komb emigrantesh”. Nuk ka prove me te mire se sa numri shume i larte i shqiptareve (te pakten ne rrenje” qe jane te shperndare ne te kater anet e botes dhe kalojne te pakten 4-5 fish numrin e tyre qe jetojne ne Shqiperi e Kosove.
Cdo njeri ka nje jete. Mesatarja aktualisht arrin diku ne 77-78 vjec. E natyrisht, ne kete jete te vetme qe ka, ka edhe detyrime te shumta, duke nisur nga familja prej nga rrjedh e per ta perfunduar tek familja qe krijon. Sigurisht, te gjitha keto detyrime ne start perpiqet ti realizoje aty ku “i ka rene koka”, ne vendlindje. Nis me optimizem jeten dhe perpiqet te realizohet, te pakten permes shkollimit e te gjitha normave e vlerave me te mira qe cdo familje perpiqet te ushqeje tek femijet. E ne finish, ngre koken nga librat per te pare se cfare horizonti ke perpara… Ketu nisin problemet. Une nuk mund te luaj rolin e nje “marsiani” qe ka ardhur mbreme ne Shqiperi dhe nuk e di si funksionojne gjerat. “Parja shpon detin” thote nje tjeter proverb qe ne shume raste eshte i vertete per te zene nje pozicion ne shoqerine shqiptare. “Me mire nje mik se nje ciflig” eshte proverbi tjeter qe na tregon se ne vendin tone per te ecur perpara ke nevoje per nje mbeshtetje te forte, mundesisht nga politika. Keto jane dy pengesat kryesore qe duhet te kaloje cdo individ per te aritur aty ku mendon se ka vlera per te qene. Kjo, pasi per konkurrim ne mes individeve te lire ne nje sfere te caktuar te jetes, as qe behet fjale. Fatos Nano vaftit, shpiku “meritokracine” qe i madhi Dritero Agolli ia perktheu shume shpejt ne “shkerdhatokraci”.
E tani te vijme tek atdhedashuria! Eshte togfjalesh i rende, me peshe qe ne shume raste, nuk ta mbajne as supet. A ka njeri ne bote qe nuk ndjen mall per vendlindjen, per te afermit, miqte, shoket qe ne rastin me te mire kur largohet, mund ti degjoje vetem ne telefon apo ti shohe ne videocall? Cfare eshte te duash atdheun? E kane perseritur me mijera te tjera para meje, por atdheu eshte pikerisht lidhja e forte me njerezit qe ke lene aty. Per nje cast, Shkodra do te boshatisej nga njerezit qe jetojne sot ne te. A mund te quhej atdhe per nje familje te vetme qe do te kthehej psh nga Italia?! Besoj se jo. Fushat, malet, liqenjte, lumenjte, malet, kodrat, pemet marrin kuptimin e atdheut vetem po te jene pjese e nje realiteti me te gjere njerezor qe ne e kemi perjetuar dhe na mungon kur jemi jashte. Pse ne mase, femijet qe kane lindur jashte vendit e kane me te lehte te qendrojne larg Shqiperise, pavaresisht “ushqimit shpirteror: qe pergjithesisht familjet u japin? Pyetja eshte retorike.
Ne nje moment te caktuar, cdokush perdor “peshoren e jetes”. Nga anon ajo, nga atdhedashuria apo nevoja per nje jetese normale edhe jashte vendit? Pa me te voglin dyshim, pa asnje hipokrizi, anon nga e dyta. Sepse nese nuk mendojme shume per ne qe “ngopemi edhe me buke thate”, nuk mund te mendojme te njejten te ardhme per ata qe kemi sjelle ne jete. E ketu atdhedashuria merr nje kuptim tjeter. Malli te shoqeron gjithe jeten, e nxjerr ate duke ardhur si pushues dhe madje, mallkon 1000 here kete vend “qe nuk do te behet kurre” sidomos “me keta udheheqes por edhe kete popull qe i voton stoikisht”. Fatmiresisht deri tani, emigracionin nuk e kam bere prove. Them fatmiresisht sepse e di permes te afermeve te mije emigrante se cfare do te thote emigracion. Fjala e fundit qe te vjen ne mendje kur je jashte vendit, eshte dinjitet! Sepse ate, pa me te voglin dyshim, e ke lene ne vendin tend kur je larguar. Por si per cdo gje, ne jete duhet bere nje zgjedhje, duhet hedhur nje hap, duhet marre nje vendim, sado i veshtire e me pasoja qofte. Por nje gje duhet te ngulitim te gjithe ne mendje: Askush nuk iken me qejf nga atdheu i tij! Ka dicka qe ai nuk ja jep dhe ja jep nje vend tjeter edhe pse duke i marre shumecka! Nese nje dite do te iki nga ky vend, ta dini se nuk iki nga qejfi! Si une, mijera te tjera, mes tyre edhe Agim Hushi! Tani pas tij, filloni edhe lincimin tim si jo atdhetar. Pavaresisht se une perballe Hushit, jam thuajse i padukshem. Madje nuk do te me cilesonin as emigrant, por refugjat! Por ju lutem, mos beni si atdhetare “te thekur”! Te kishim qene, nuk do te ishim ketu ku jemi sot. Tregojani dikujt tjeter kete perralle….