Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Në fillim më pështyu”, sherri pas ndeshjes, flet mesfushori i Vllaznisë: Në fund të gjithë bëhen…

ShkodraWeb 2 years ago

Një episod i shëmtuar u regjistrua në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Futbollistët e të dyja skuadrave u përshinë në një sherr masiv pas vërshëllimës së gjyqtarit Juxhin Xhaja, por protagonist u bë mbrojtësi i Laçit, Erhun Obanor, i cili u tradhtua nga nervat, duke bërë një ndërhyrje horror në stil “kung fu”, ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku.

“Panorama Sport” siguroi edhe foto, ku në trupin e Markut shihen shenjat e takave pas goditjes së Obanorit. Mbrojtësi i skuadrës kurbinase rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv. Fatmirësisht, sherri mbeti i lokalizuar, pasi futbollistët dhe stafet e të dyja kampeve nuk u përfshinë në rëndimin e situatës, por në uljen e gjakrave.

Madje, në fund shikohet edhe shoku i skuadrës te Laçi, Albion Marku, që i bën thirrje Obanorit të ruajë qetësinë si dhe duke i kërkuar edhe llogari për veprimin e bërë, që mund të ndikojë shumë te kurbinasit në vijim, pasi ai pritet të dënohet. Në momentin që skuadra e Laçit ka dalë nga stadiumi, Obanor është shoqëruar me forca të shumta policie, por nigeriani nuk ka ngurruar që të provokojë edhe ata pak tifozë që ishin vendosur jashtë stadiumit. Në drejtim të tij nuk kanë munguar të sharat në momentin që ai u ka treguar atyre gishtin e mesit.

SQARIMI I MARKUT

Lojtari që e pësoi nga ky sherr, Herald Marku, në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” tregoi versionin e tij të përplasjes me mbrojtësin e Laçit, Erhun Obanor. “Isha i shtrirë për tokë në ato momente pasi kërkoja një faull në drejtim timin, por gjyqtari i ra bilbilit.

Në atë moment mbi kokën time ishte Obanor që foli në anglisht duke thënë se duhej vijuar loja. I thashë që gjithçka ka përfunduar, ai më pështyu dhe më pas edhe më goditi me shkelm në shpinë. Në fushë, me sa duket, bëhen të gjithë trima. Më pas s’e di çfarë ngjau, por shkova te shokët që po kapeshin me lojtarët e tjerë”.

PAS POSTIMIT TË OBANORIT

Herald Marku, pas postimit të Obanorit, i është kundërpërgjigjur mbrojtësit nigerian, kësaj radhe me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale. Ja kundërpërgjigjja e Markut për Obanorin: “Frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit. Është një shpifje e ulët dhe e neveritshme, shumë larg edukatës sime.

Përveç dhunës në fushë kërkon të nxisë nëpërmjet rrjeteve sociale urrejtje me motive raciste me shpifje pa asnjë fakt të besueshëm. Nuk kam pasur asnjë dialog gjatë ndeshjes me lojtarin e Laçit. Asnjë fjalë të vetme. Mesfushor qendre, kam qenë çdo moment pranë arbitrit kryesor. Gjatë gjithë karrierës sime kam demonstruar vetëm respekt për çdo kundërshtar. Të gjitha pamjet filmike mund të tregojnë shumë qartë. Falënderoj të gjithë miqtë, shokët e mi dhe ndjekësit që me mesazhet dhe telefonatat janë interesuar për shëndetin tim”./Nga Admir URUÇI/

Continue Reading

LAJM PARA: “Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes”, Kisha Katolike në Shqipëri mesazh të fortë për 25 Prillin…
LAJM PAS: VIDEO – “Të gjithë bashkë do t’ia dalim”, kandidatja e PD- së Emilia Koliqi publikon spotin elektoral…

TË FUNDIT

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

13 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

2 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…
  • “70% e fitimeve për TCH, 30% për ju…”, zbulohen mesazhet nga Top Channel për Instagramin e Luizit…

TË FUNDIT

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

13 mins ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

2 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

4 hours ago
NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.