
“Të gjithë bashkë do t’ ia dalim”, është ky mesazhi që përcjell Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër përcjell me spotin e saj elektoral, të prezantuar në rrjete sociale para pak minutave.
Numri 2 në listën e Shkodrës, Emilia Koliqi ka qenë mjaft aktive në këtë fushatë, duke takuar çdo ditë banorë nga zona të ndryshme të Shkodrës, të moshave, profesioneve dhe gjinive të ndryshme.
Në spotin e Koliqit, kërkohet të jepet ideja e çlirimit nga e keqja, e cila në formën e një shtrishe ngjyrë vjollcë (personifikim i Rilindjes dhe 8 viteve që qeverisjes së saj), është e vendosur në gojën e shumë personazheve që shfaqen në këtë video. Në fund, që të gjithë çlirohen nga kjo e keqe dhe mesazhi është mëse i qartë: “Të gjithë bashkë do t’ ia dalim”!