![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/12/elia-zaharia-princ-leka8-1024x536.jpg?x28643)
Princ Leka ka kallëzuar në polici ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e saj Gjergj Zaharia për dhunë. Ai ka denoncuar Elia Zaharin dhe ish-vjehrrin e tij në komisariatin numër 1 të Tiranës, pas një konflikti dhe debati të ashpër mes tyre.
Princ Leka mësohet se ka kërkuar urdhër mbrotje nga ish-bashkëshortja, me të cilën ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën, dhe nga babai i saj, Gjergj Zaharia.
Në padinë e bërë në komisariat ditën e djeshme (5 mars), Princ Leka ka pretenduar se ka pasur konfrontim fizik mes tyre. Gjithashtu padi në polici ka ngritur edhe Elia Zaharia ndaj ish-bashkëshortit të saj.