Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Ekonomia

NDODH EDHE KËSHTU – Prefekti me pushime në Australi, mbi 1100 punonjës nuk marrin rrogën e dhejtorit…

ShkodraWeb 3 years ago

Rreth 1100 punonjës të institucioneve të varësisë por edhe të vetë administratës së Bashkisë së Shkodrës, akoma nuk kanë marrë rrogat për muajin dhjetor 2019. Muaji janar po i afrohet mesit të tij, por akoma nuk ka një datë se kur do të marrin pagesën që u takon sipas ligjit.

Arsyeja lidhet me buxhetin e vitit 2020 të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës me 30 dhjetor 2019 dhe që duhet të firmoset sipas ligjit nga Prefekti i Qarkut Shkodër për të qënë efektiv. Po pse nuk e firmos dokumentin më të rëndësishëm të vitit titullari i Prefekturës, aq më shumë kur edhe politikisht, për herë të parë është miratuar nga 36 vota këshilltarësh të majtë: PS dhe PSD?!

Dokumenti voluminoz, i zbardhur nga administrata e Bashkisë së Shkodrës, është depozituar sipas ligjit në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër. Madje, buxheti, sipas detyrimit ligjor, është edhe i publikuar në formën e librave.

Pa hedhur Prefekti firmën mbi dokumentin e buxhetit të vitit 2020, asnjë lek nuk mund të dalë nga Dega e Thesarit Shkodër, duke lënë pa paga në këtë mënyre rreth 1100 punonjësit e Bashkisë së Shkodrës dhe ndërmarrjeve të varësisë, në të cilën janë të përfshirë edhe punonjësit e sistemit parashkollor, Teatrin “Migjeni”, institucione të tjera kulturore, Klubin Shumësportesh Vllaznia, shërbimin zjarrfikës, Bordin e Kullimit e shumë institucione të tjera të varësisë.

Shpjegimi i vetëm i mosfirmosjes së buxhetit të miratuar nga Këshilli Bashkiak, ka të bëjë me agjendën e prefektit të Qarkut Shkodër Çesk Millja. Sipas informacionit që qarkullon tashmë në rrjete sociale, prefekti Millja ndodhet me pushime, madje në cepin tjetër të botës, pikërisht në Adelaide të Australisë. Të paktën, bazuar në një foto të datës 7 janar 2020, të publikuar në rrjetet sociale ku sigurisht nuk mungojnë as komentet.

Në këtë foto, Millja shfaqet mjaft i gëzuar e i qeshur, sepse nuk kishin nisur akoma as zjarret në kontinetin e largët. Fotoja tregon shumë, por jo datën se kur prefekti i Qarkut Shkodër ka ndërmend të kthehet në Shqipëri e Shkodër. Deri atëherë, rreth 1100 punonjës dhe po kaq familje në Bashkinë e Shkodrës, duhet të verifikojnë rrjetet sociale për të mësuar nëse prefekti është kthyer për të firmosur rrogat e muajit dhjetor 2019.

MUND TË LEXONI EDHE: “Nuk ka vonesa e zvarritje, firmos me delegim sekretari për prefektin”, Prefektura Shkodër reagon për rrogat e 1100 punonjësve…

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Kryeministri Rama e ambasadori Soreca spektatorë të demonstrimit të përgatitjes së RENEA- s në aksion…
LAJM PAS: Basha nuk shkon në Gjykatë dhe përfaqësohet nga avokatët, nis seanca për lobimin e 675 mijë dollarëve në SHBA

TË FUNDIT

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

4 hours ago
Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • Aktualitet

Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë

4 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.