Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDODH EDHE KËSHTU/ Nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, kërkon të formojë grup parlamentar të PD-së në Kuvend

ShkodraWeb 27 March, 2019
myslim murrizi

Deputeti Myslim Murrizi pritet të krijojë këtë enjte në Parlament grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike. Pas vendimit të ish-deputetëve të PD-së për të djegien e mandateve, Murrizi e sheh të domosdoshme krijimin e një grupi të ri në Kuvend, ku synimi kryesor do të jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor.

I kontaktuar nga “Panorama”, Murrizi garanton se gjithë deputetët që kanë marrë mandatin nën logon e PD-së, do të grupohen në një grup të ri parlamentar.

“Sigurisht që i kam kontaktuar të gjithë kolegët e mi, të cilët kanë marrë mandate me siglën e Partisë Demokratike. Kam marrë dakordësinë e tyre, por më konkretisht do të ulemi për ta finalizuar këtë nismë. Po jua them me bindje se ditën që do të jemi 7 deputetë të PD-së në Parlament, do të krijojmë grupin tonë parlamentar, njësoj siç e thotë edhe rregullorja e Kuvendit. Ditën që do të bëhemi 7 anëtarë nga lista e PD-së do të bëhemi grup, ne nuk do të funksionojmë individualisht”, deklaron Murrizi.

Ndonëse është ai që ka marrë iniciativën për krijimin e këtij grupi të ri parlamentar, Murrizi nuk shfaq ambicie për drejtimin e tij, duke lënë rrugë të hapur për deputeten Rudina Hajdari.

“Unë s’jam iniciator, por këtë vendim e kam marrë si më i vjetër dhe me më shumë përvojë në radhët e kolegëve. Edhe deputetët e tjerë të PD-së e mbështesin idenë për krijimin e një grupi dhe të mos funksionojmë individualisht. Duhet që minimalisht të kemi një staf, i cili të na nisë rendin e ditës për seanca dhe komisionet parlamentare. Mbasi të konstituohet grupi parlamentar, le të zgjidhet kushdo që kolegët kanë dëshirë për drejtimin e grupit. Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe Rudina Hajdari. Në fakt, nuk është ndonjë emocion i madh të jesh udhëheqës i një grupi parlamentar kur je në opozitë. Nuk jam nga ata që rrinin në prehrin e Bashës për të qenë në krye të grupit parlamentar. Unë e thashë, nuk e kam me dëshirë të madhe. Le të zgjedhin kolegët kë të duan”, sqaron deputeti i PD-së.

NEGOCIATAT

Lidhur me ndryshimet e sistemit zgjedhor një javë më parë, Murrizi pranon se ka diskutuar edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.

“Objektivi kryesor i krijimit të këtij grupi të ri parlamentar do jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor. Është sistemi më bastard që ka pasur një vend ish-komunist. Ne do të këmbëngulim vetëm për listat e hapura. Në Kuvendin e Shqipërisë do të duhet të hyjnë vetëm ata që duan qytetarët shqiptarë. Në seancën e kësaj të enjteje jam ulur dhe kam diskutuar rreth 20 minuta me Taulant Ballën për këtë kërkesë të përfaqësuesve të opozitës. Në këtë bisedë i kam thënë të më gjejë një vend tjetër, që ka sistemin zgjedhor që ka Shqipëria. Më tha se maxhoranca është e hapur për të dëgjuar çdo kërkesë nga opozita. I kam thënë se, nëse i do votat e opozitës, ato do të jenë vetëm për ndryshim të sistemit zgjedhor. Në të kundërt, të blejnë deputetë njësoj siç kanë bërë deri tani”, thekson Murrizi.

ZGJEDHJET

Deputeti demokrat është i bindur se zgjedhjet vendore mund të zhvillohen edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike. Sipas tij, rasti i Malit të Zi është treguesi më i mirë për këtë situatë. Murrizi e cilëson të gabuar vendimin e PD-së për të mos paraqitur kandidatët e saj për zgjedhjet vendore që në muajin janar të këtij viti, duke paralajmëruar se nëse Basha do të vendosë për të mos hyrë në zgjedhjet vendore, disa prej kryebashkiakëve aktualë të PD-së do të garojnë pa logon e partisë së tyre.

“Patjetër që zgjedhjet vendore mund të realizohen edhe nëse PD-ja do të refuzojë të marrë pjesë. Do të dalin parti të tjera. Është shembulli i Malit të Zi. PD-ja, kandidatët duhet t’i kishte nxjerrë që në muajin janar. Nëse Basha do të vendosë të mos hyjë në zgjedhje vendore, disa prej kryebashkiakëve aktualë kam informacione se do kandidojnë pa logon e PD-së”, deklaron deputeti i PD-së. /Burimi:PanoramA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Bajern Munih thyen rekordin në Bundesligë, 80 milion euro për talentin francez të Atletico-s
Artikull pasardhës: ANALIZA/ “Shqetësimi brenda klanit, e vërteta e daljes së Cakajt për shkarkimet dhe mesazhi që i çoi Rama paraardhësit të tij”

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.