Ndjekje si nëpër filma pranë Vatikanit, shqiptari çan me makinë postbllokun e policisë…

Ndjekje si nëpër filma nëpër rrugët e Romës mes një BMW-je dhe një makine policie dhe karabinierësh. Ka qenë një 39-vjeçar shqiptar, i cili kishte thyer një postbllok pranë Vatikanit dhe më pas ishte arratisur.

Një e shtënë ka ndodhur edhe në drejtim të rrotave të makinës, në përpjekje për ta ndaluar atë. Burri u kap më pas nga policia, e cila përdori një mjet neutralizues për ta ndaluar.


Pasi ka çarë bllokimin e rrugës, makina ka vazhduar ecjen në drejtim të rrugës Gregorio VII ku është kapur nga një automjet policie. Burri ende nuk ka ndalur dhe ka vazhduar të ikë. Gjatë arratisjes ai ka hedhur nga dritarja një portofol dhe një orë.

Ka qenë një makinë policie që e ka ndaluar, e cila u detyrua të vihej kryq në rrugë: BMË-ja e të arratisurit e goditi atë dhe burri mbeti i mbyllur në makinën e tij, aq sa për ta nxjerrë nga makina u desh të thyhej një xham dritareje.

Më në fund, 39-vjeçari u dërgua në spital, ku përfunduan edhe dy efektivët e plagosur nga ndjekja e guximshme.