
Vllaznia është pranë goditjes së madhe në merkaton e verës në reparti n e sulmit.
Bëhet fjalë për sulmuesin më të mirë të kampionatit malazez, shqiptarin nga Tuzi, Kristjan Vulaj.
Drejtuesit shkodranë i kanë bërë një ofertë joshëse 24-vjeçarit që u largua nga Deçiç i Tuzit pas tri sezoneve fantastike. Lajmi nuk konfirmohet nga KF Vllaznia, por në raste të ngjashme çdo gjë mbahet e fshehtë nga frika e ekipeve të tjera.
Sipas Transfermartk, vlera e kartonit të tij është 350 mijë euro, ndërsa në sezonin e fundit ka shënuar 11 gola në kampionatin malazez.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!