Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

Ndërron jetë shkrimtari Xhelal Zaganjori, autori i 20 librave që u detyrua të mbijetojë duke i shitur rrugëve të Shkodrës…

ShkodraWeb 1 month ago

Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare Xhelal Zaganjori, shkrimtar, autor i 20 librave, disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Pavarësisht krijimtarisë së tij, në jo pak raste ai ishte simbol fatkeq i artistëve, që në jo pak raste detyrohen të tregtojnë veprat e tyre rrugëve të qytetit për të mbijetuar.

Shumë media, mes të cilave edhe ShkodraWeb, disa vite më parë pasqyroi këtë personazh, i cili detyrohej që me një çantë të mbushur me librat e tij, detyrohej ti shiste rrugëve të qytetit të Shkodrës. Lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë të tij. Më poshtë, një fragment nga një shkrim në ShkodraWeb rreth 4 vite më parë.

KUSH ËSHTË XHELAL ZAGANJORI, SHKRIMTARI QË ECËN RRUGËVE?

Çdo ditë në rrugët dhe rrugicat e qytetit të Shkodrës, ky njeri ecën ashtu kokulur, pa u ndjerë dhe pa u vënë re nga të tjerët. Kështu me këtë çantë të thjeshtë plastmase në dorë, ky njeri që realisht bën diferencën nga të tjerët, jo vetëm nga mënyra se si ecën, kështu i heshtur dhe plot mendime por edhe për faktin se është autor i plot 20 librave dhe pakkush e din një fakt të tillë. Madje edhe atëherë kur Xhelali nxjerr nga çanta librin për t’ia shitur lexuesve kudo në rrugë, në lokal, vetëm atëherë kur e pyesin kush është autori, ai me modesti iu përgjigjet: Xhelal Zaganjori dora vetë.

Shkrimtar i cili gjithë jetën e tij e kaloi duke punuar sa në një ndërmarrje në tjetrën dhe duke shkruar libra, vërtetë njerëz të tillë që i japin shoqërisë më shumë se vetes, duket se shoqëria përherë u mbetet borxhlije.

Kështu ka ndodhur duket edhe me këtë shkrimtar të heshtur, fjalë pak e punë shumë, askush nuk kujtohet se si jeton. Dhe a meriton edhe ky një jete si të tjerët dhe ja përsëri Xhelal Zaganjori vazhdon udhëtimin e tij rrugëve te qytetit, natën shkruan e pas botimit ditën i shet librat e tij.

Është lindur më 16 dhjetor të vitit 1938 në qytetin e Shkodrës. Pas 7-vjeçares, ka punuar punëtor në ndërmarrje të ndryshme të qytetit, ndërkohë që ka ndjekur dhe arsimin e mesëm duke marrë edhe maturën.

Me krijimtarinë letrare është lidhur heret. Në vitin 1958 ka botuar tregimin e parë në gazetën “Luftëtari”, ndërsa libri i parë “Kapja e pilotit” i është botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë në vitin 1974, me tematikë nga jeta e fëmijëve vietnamezë. Ky libër pat jehonë të gjërë, u përkthye dhe u shoqërua me botime prej mijëra e mijëra kopjesh në Vietnam , Kore e Kinë.

Continue Reading

LAJM PARA: Shuhet Maurizio Costanzo, konsiderohej “mbreti” i talk- show në Itali dhe përtej saj…
LAJM PAS: ZYRTARE – “A rri robi pa pak dallavere…?”, aktori i njohur i humorit do të futet në BBVip, publikon videon…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…

4 hours ago
PROFIL – Ish-kampion, rekordmen i atletikës dhe ish-Prefekt i Shkodrës, Oltion Luli kryeson listën e PS për këshillin bashkiak
  • Kryesore

PROFIL – Ish-kampion, rekordmen i atletikës dhe ish-Prefekt i Shkodrës, Oltion Luli kryeson listën e PS për këshillin bashkiak

6 hours ago
“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…
  • Kryesore

“Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

1 day ago

TË FUNDIT

  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • “Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

TË FUNDIT

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

10 mins ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

39 mins ago
“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

1 hour ago
“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • Kryesore

“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

1 hour ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.