Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nard Ndoka sulmon Topallin dhe Patozin: Pse e kerkoni “baben”?

ShkodraWeb 19 August, 2017
memelord
Aleati i Bashës, Nard Ndoka, përmes një postimi në FB ka replikuar me të “larguarit nga PD” siç cilëson ai Patozin, Topallin dhe kritikët e Bashës. Në reagimin e tij, Ndoka shkruan se ata nuk mund të kërkojnë më llogari Bashës, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre.
Pse kërkojne “babën”, të larguarit nga PD-ja?!
Ka disa personazhe në politikën shqiptare që kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”; në fakt për rastësi apo servilizëm të tejskajshëm!
Sot, të larguar e të mënjanuar në “lirinë” e tyre, nuk po dinë të orientohen, të kuptojnë realitetin, të organizohen apo të jenë kontribues.
Tashmë në mërzi për mungesën e fronit, për mosvëmendjen e “babës”, po kërkojnë sërish “babën”!
-‘Ku është “baba”?’, -‘ku ka humbur Basha?’, na pyesin ne të gjithëve!
Çfarë t’u themi?!
“Baba” nuk është më për Ju, mos u mërzisni; zgjohuni dhe filloni rrugën Tuaj! Nëse do dini të ecni vetë, (pa “babën”), këtu jemi do ju shohim, vlerësojmë, respektojmë dhe pse jo; t’ju mbështesim në të drejtën Tuaj, si një mundësi ringritjeje.
Por ju lutemi, mos kërkoni “babën” në fb, se nuk është dhe nuk mund të jete më për Ju!
Zgjohuni, kthjellohuni, bashkohuni dhe kontribuoni për të mirën Tuaj, të PD-së, të Opozitës dhe të politikës shqiptare.
Unë ju vlersoj dhe ju respektoj në të drejtën Tuaj, por ju them se kur jemi rrëzuar dikur nga Ju, nuk jemi ringritur kështu, duke kërkuar “babën”!
Jozi, Astrit e coo.., Basha nuk është dhe nuk mund te jetë “babai” i Juaj, ai është kryetari i Juaj!
Zgjidhni një rrugë për të shkuar tek Ai, mos humbisni kohë me ‘llogje’ fb-je, por ndërtoni të ardhmen Tuaj politike.
Unë ju mirëpres; ndryshe nga Ju që na penguat!
Faleminderit!
/panorama/

Post navigation

Previous: Studimi/ Te mirat shendetesore nga uji me limon
Next: Fjolla Morina rrefen prapaskenat e jetes se saj private

TË FUNDIT

rama meme qesh

“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

ShkodraWeb 8 June, 2026
zgjedhje kosove 2026

Rënie drastike e votuesve në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje! e para, rritet LDK me Vjosa Osmanin

ShkodraWeb 8 June, 2026
rama shkoder qershor 2026

ZYRTARE – Kryeministri Edi Rama të hënën pasdite në kalanë “Rozafa”, takim me socialistët e Shkodrës

ShkodraWeb 7 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.