![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2019/03/pese-vjec-shkretetire.jpg?x28643)
Kishte dalë me familjen e tij në një ekskursion në shkretëtirë dhe papritur humbi. Në një hapësirë prej qindra kilometër katror, qëndroi i vetëm për 27 orë dhe madje mbijetoi. Duket e pabesueshme, por është kjo historia e një vogëlushi 5- vjeçar. Ekipi i shpëtimit nga San Juan raportoi se vogëlushi u gjet gjallë por nga mungesa e tepërt e ujit ai u shtrua në spital që të rikuperohet.
‘’Naten fjeta te një gur që gjeta ndërsa gjeta edhe ca barishte për të ngrënë. Ujë nuk gjeta dot dhe kjo ishte më e veshtira’’ tha vogëlushi për gazetën vendase “Clarin” kur u zgjua.
Shpëtimi i tij konsiderohet si një mrekulli pasi shkretëtira është 600 km e gjatë dhe shumë kafshë puma përbëjnë rrezik në zonë. Vogëlushi do i bashkohet se shpejti familjes së tij pasi ‘aventura’ mori fund.