
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje lokaledhe stuhi në veri , veri-lindje. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/32°C
Zona e ulët 17/36°C
Zona bregdetare 20/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari