Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje. Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje tepër intensive dhe shpejtësi mesatare 5-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në forcën e tufanit 18-28m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen: