![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/moti-new-2022.png?x28643)
Të mërkurën e 17 janarit priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 15 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C.