Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore . Zona lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/13°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 10/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari