MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 7 prill 2022…

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore       9/14°C
Zona e ulët          9/18°C
Zona bregdetare  12/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari